Italianëve, Shqipëria u pëlqen gjithnjë e më shumë e përgjatë 2017 duket se kanë zbuluar plotësisht bukurinë e vendit tonë.
Disa nga sekretet e kësaj bukurie me numrin gjithnjë e në rritje të turistëve italianë që e vizitojnë, i ka përcjellë sot në faqet e saj e përditshmja e njohur italiane “La Repubblica” në reportazhin e titulluar “Midis arkeologjisë e bunkerëve, hijeshia e kontraditat e Shqipërisë.”
Prej janarit të 2017 e deri më korrik rreth 56 % më shumë turistë italianë kanë vizituar vendin tonë në krahasim me një vit më parë.
“Afërsia, deti që pasqyron atë të Puglias e kosto e ulët e jetesës janë arsyet që ka shtyrë 182 mijë italianë të kalojnë sivjet pushimet në vendin e shqiponjave”, shkruan “La Repubblica”.
“Vite më parë për këdo që udhëtonte në gadishullin Ballkanik, i duhej të xhironte përqark Shqipërisë për të vazhduar udhëtimin e tij. Sot në këtë vend që ka lënë pas 46 vite regjimi që e izoluan nga pjesa e tjetër e botës, zbulojmë një destinacion turistik.”
“Vendpushimet e jugut, ku ndër të parat është Saranda, janë më të preferuarat në sezonin turistik. Ashtu siç prfshihen në udhëtimet turistike dhe zonat arkeologjike të Butrintit, Gjirokastrës e Beratit, të cilat ruajnë e rrëfejnë të kaluarën”.
“Veriu, shkruan “La Repubblica”, është më pak i eksploruar, megjithëse ofron skenare natyralë habitëse që të largojnë nga hovi i madh i modernizimit që po i ndryshon pamjen Shqipërisë.”
Udhëtimi i medias italiane në Shqipëri ndalet në Shkodër, ku Muzeu Historik i qytetit ka qenë dikur burg i regjimit.
“Janë ruajtur disa nga qelitë e dhomat e torturave. Në qytet ishin 23 vende të tilla për 24 mijë banorë.”
Në Shkodër gjendet një pjesë tjetër e historisë, Muzeu Marubi i fotografit italian nga Piacenza, Pietro Marubi që u largua nga Italia i përshirë në vrasjen e Duca di Parma Carlo III di Borbone.Pasi mbërriti në Shkodër ai ngriti studion e tij fotografike.
Por Shkodra është dhe “porta e hyrjes në dy vende magjepse; Thethi e Koman.”
Në Theth, pika referimi janë Kisha me kompleksin e vogël të varrezave, shkolla në ngjyrë blu e jeshile, e Kulla e ngujimit. Udhëtimi vazhdon në Surin e Kaltër dhe në Ujvarën e Grunasit.
“Të ndalosh një natë në këtë vend është e detyrueshme, shkruan “La Repubblica”, “Mjaft banorë kanë shndërruar banesat e tyre në hotele të vogla, janë sistemuar thjesht e me një dritë elektrike shumë të dobët, sa për të lexuar duhet të presësh dritën e ditës. Ndërsa për më të stërviturit fizikisht, udhëtimi mund të vazhdojë drejt Valbonës duke ecur nëpër male në një rrugë të populluar nga arinj. shqiponja e ujqër.”
Reportazhi i medias italiane vazhdon në Koman mbërritja në të cilin “është piktoreske”. “Pamja të mbush sytë: ujë, dy anije, hoteli e në të djathtë, drejt së pafundmes shtrihet muri mbajtës i digës. Jeshil ngjyra e lumit, jeshil peisazhi përreth. Gjire e ishuj përkëdhelen nga dielli e era. Prej këtu kufiri me Kosovën ëshë një orë rrugë e mund të jetë një rast për një tjetër udhëtim.”/Ora News

Shqiperia PRAJSE jo vetem natyrore..!
Ne vend te nje bisede me artikull shkruesin.
Shqiperia jo vetem natyrore po dhe njerzore…
Lerini “BUNKIERET”,se e moren porropine, po shihni perlat shqiptare nga Jugu ne veri e nga Lindia ne Perendim-zoti fale..(Mbetur njerez leqendisur, nga paudhesite e ca pseudoudheheqesve ne vite,te perdale) …
Na shkruaj dhe per shqiptaret qe mbushin mesdheun deri me tej, si emigrante.MIRE QE DEGJUAM NGA qeveria e Re vene dore per EMIGRACIOIN.
Mjaft me me;-na ishte nje here po-“‘eshte nje vend mahnites, piktoresk e gjithe te mirat qe thirret (Shqiperi)-ALBANIA..buze Adriatikut e Jonit.
“Buke e kripe” ndoshta kane ngrene shqiptaret, po atdheun,si keto vite,(qofte largu),se kane lene.
Si gjysh mbi te 80tat, jap ca porosi:
-Mbledhcin mente shpejt se me von, si hane as qente.”
– Miku te mbetet mik,po -jo i pare ne ciflik.
-Mblidhi mendien,e ktheuni nga keni ardhe,ne doni per femijet tuaj, te ruajne se kush jane.
– Guri i rende ne toke te vet. Kjo i jep vendit kuvet.
-Mos themi:-Harroje mushke valarene se Ali Pashane e prene.”
-Ku ka ze, s’eshte pa gje.-Shqiperia eshte parajse.(pa tjeter me njeriun qe e ben te tille.) Mbrojeni ate.
-Xhelozia humb dashurine qe kur ta duash se gjen.
-Ruajuni levdatave dhe premtimit-me jep te te jap te jete parimi.
-Mos harroni se:-Njeriun e bejne te lumtur,madheshtia shpirterore dhe miresia njerzore.
-Sa: Frutat e lumturise nuk vilen,ne pemen e padrejtesie ,,
– Miqesia eshte fuqia e madhe e njeriut.
**
..Duke lexuar, mikun Adem Kulmaku ne mendie,njeriun qe puna dhe studimi,qe e bene njeri, vij tek ju,te dashurit e mi;
Mes Tiranes, bri fushes “Ali Demi” e gjeni,sa me nje shok komshi te mire skrapalli,ne gare per miresi,pini raki ata lokale,sa te theshte,ndihesh si ne ..
Provoni sherbimet e tyre,ani ata dikur kuadro, sot mjeshter profesioni, ne maredheniet me njerezit.
Nga Torontua ju pershendes,qe vetem me bacen rreth shtepive,(Elbasance), sa te dhenderrit dhe te komshijve bashkeatdhetare,me domate Dangellie e Bosatn Myzeqeje,deri trandafila permeti e molle Devolli. Ju pershendes.
Neser me 16 Shtator, dita e “Koferences Pezes”(75 vjetorin e saj, ne nje lulishte “toidhio”si”1 Maji”,do mblidhemi si mbare shqiptare e do e perkujtojme.
Pafshi pamje te gezuara ne ekranet televizive per kete dite jo vetem ne atdhe,po dhe kudo ku ka gjak mbareshqiptari.
Faleminderit Gazetes Dita per kete pamje te pashoqe te Beratit. Paci vashdimesi, se keni plot vajza e djem te Ri, pasionante te ARTIT FOTOGRAFIK,deri me kronka filmi.Na i paraqisni. Ju faleminderit..
Toronto 14-09-2017 Guri Naimit D.
Qofsh i nderuar!