Laborator droge në garazh, kapet 30-vjeçari në Itali

Dita

Një shitës ambulant shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi droge në Varese.

“Ansa” shkruan se gjatë kontrollit që u ushtrua, 30-vjeçarit iu gjetën 1.5 kg marijuanë në garazh, ku kishte ngritur një laborator për paketimin e dozave.

Përveç shitjes së produkteve shtëpiake nëpër tregje, shqiptari shiste edhe doza të vogla droge.

Nën vëzhgim nga policia, të riut shqiptar i janë pikasur shumë hyrje dhe dalje, ndaj dhe karabinierët vendosën të vepronin, për ta kapur në befasi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti në xhep shqiptarit edhe një dozë kokaine.

Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *