Nga Vangjel Shumeli
Në vargmalet rrëzë malit të Odries shfaqet fshati Labovë e vogël, një vend i bukur, me pyje, me ujëra, kafshë të egra e zogj lloj–lloj, por me tokë buke pak e jo pjellore. Ky fshat është i vendosur 15 km larg qytetit të Gjirokastrës. Të dhëna arkeologjike dëshmojnë se Labova ka qenë vendbanim shumë i hershëm. Labova përcakton kufirin ndarës ndërmjet fshatrave të Rrëzës së Tepelenës dhe fshatrave të Lunxhërisë, që u përkasin Gjirokastrës. Me Zagorinë, Labovën e ndan dhe e bashkon fusha e Çajupit.
Ndër familjet e para qe themeluan këtë fshat shquhen Dukajt, Xhavarajt, Koletajt, Cekanajt. Më pas janë vendosur dhe familje nga zona të tjera përreth ku mund të veçojmë ato të komunitetit arumun me të cilët janë bërë dhe lidhje familjare dhe janë integruar me jetesën në këtë fshat me tradita. Banorët e Labovës së Vogël janë marrë kryesisht me blegtori dhe bujqësi dhe për vetë faktin se gjatë monizmit kjo zonë rurale ka qenë pjesë e ndërmarrjes bujqësore të Odries duke u bashkuar me fshatra si: Hundëkuqi, Tërbuqi, Labova e Zhapës dhe Tavani (Andon Poçi sot).
Në këtë fshat ekziston dhe një kishë ajo e Shën Triadhës e ndërtuar në 30 mars të vitit 1866 dhe është e stilit bizantin në të cilën dallohen me shumë vështirësi pikturat murale të kryera që prej ndërtimit të saj. Këtë objekt kulti e vizitonin mjaft besimtarë nga zonat përreth kryesisht për festa të rëndësishme fetare dhe panaire të ndryshme.
Siç shprehen banorët kjo kishë më parë funksiononte dhe kryheshin të gjitha ritet e besimit ortodoks me prishjen e objekteve të kultit gjatë sistemit komunist godina u shndërrua në magazinë dhe depo ushqimore. Gjatë viteve të fundit janë kryer vetëm disa restaurime të vogla në pjesën e jashtme, por fatkeqësisht nuk është në gjendje funksionale dhe e lënë në mëshirë të fatit dhe të Zotit. Banorët e përjetojnë thellë braktisjen e kësaj kishe me histori në të cilën kanë mëshuar mjaft klerikë të spikatur të kohes si At Leonidha Duka dhe At Gjergj Suli. Kandili i fikur në ikonostasin e kësaj kishe kur e shikon tregon braktisjen dhe mungesën si për besimin dhe për gjallërimin e këtij fshati. Këtë e shfaqin dhe banesat e rrënuara që s’janë të pakta. Labova e vogël gjatë viteve të mëparshme ka pasur rreth 60 familje ndërsa sot ka përfunduar vetëm 4 familje të gjithë të moshuar.
Pjesa dërrmuese ka emigruar për një jetesë më të mirë. Për braktisjen e fshatit ka ndikuar dhe aksi kryesor që lidh Labovën me pjesën tjetër të fshatrave i cili është i amortizuar dhe prej më shumë se 30 vitesh është lënë në harresë totale. Banorët shpresojnë dhe apelojnë herëpas-here ndaj organeve përkatëse që me projektin e premtuar për unazën e Çajupit me Labovën e Zhapës të përfshihet dhe rehabilitimi i këtij aksi i cili sipas tyre do ndikojë pozitivisht në gjallërimin e fshatit si dhe për zhvillimin e agroturizmit. Ndërkohë mjaft turistë perëndimorë i vizitojnë dy Labovat. Shumica prej tyre i eksplorojnë me kuaj duke shfrytëzuar shtigjet malore të Çajupit për shkak dhe të distancës së afërt.
Fusha e Çajupit me zonën e Odries ka distancë rreth 2 km falë një aksi rural që përdorej gjatë kohës së sistemit komunist dhe tashmë i përfunduar në një shteg për barinjtë dhe bagëtitë.
Labova e vogël, ajo perlë në zemër të maleve të Odries duhet të marre përkushtimin që meriton dhe kjo arrihet vetëm falë bashkëpunimit të komunitetit të zonës dhe organeve përkatëse pasi në këtë mënyrë arrihet gjallëria dhe harmonia e kësaj zone me tradita dhe histori.





Te vetequajturit “Skiptare” duhet te kuptojne qe kane qene pjese e nje Perandorie Greke Bizantine per 1100 vjet.
Perse duhet te abuzohet dhe te mohoet Historia dhe Identiteti me nje gluhe (Glosa) qe nuk eshte folur per shekuj vetem se i sherben nje nacionalizmi fals?
P.sh.Perse duhet ti thone “Skiptaret” Greke Orthodhokse Shen Triadhe latinisht dhe jo Agios Triadhas?
Te drejten e ketij Komuniteti me rrenje te perbashketa Greke (te pakten 1100 vjet) ti thone Kostantinopolis dhe jo turqisht Stamboll?
Agios Saranda ne Sarande?
Moskopolis ne Voskopoje?
Karavo-Stasi (station varkash “shqip” ne Karavasta?
Epidhamnos ne Durres.
Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi ne kohen e Diktatures dhe sot Shen Vasil latinisht?
Ky mohim i Historise dhe Identitetit Kombetare Greko Ilyre nga tradhetare dhe te shitur tek fashistet dhe Turqia ne Emer te nje Nacionalizmi eshte de-facto nje krim Kombetare.
Evangelos Zapas eshte thjesht Emer Greke ne Vorio Epirin e mohuar nga politikanet dhe historianet e Arnautise.
Kjo ishte Lufta per te cilen luftuan Epirotet e Kastriotit qe shikojne brezat e tanishem te kthyer ne ne vend me Identitet Islamik?
Dhe kjo behet ne Emer te nje “Besimi Fetare”!
Si mund te pranosh te kesh Emra dhe Mbiemra Arabe dhe te prerendosh se je “Shqiptare” kur Emrat jane te Shenjta dhe pjese Kombetare?
Kush mohon faktin qe populli Epirote (sot vend Islamik) Greke dhe Ilyre nuk kane folur nje gluhe (Glosa) eshte thjesht mosmirenjohes i Identitetit Greko-Ilyre.
Topo-Onomat (toponimet) Greke te ndryshuara ne Vorio Epir nga armiq te Kombit tone si atyre Katolike dhe bashkepunetore te fashisteve dhe turq ne Emer te nje Nacionalizmi qe nuk ka rrenje historike eshte Kata-Strofa me e Madhe e ketij vendi (land) me Culture dhe Perudha shekullore Helenistike.
Epiri i Kastriotit po zhduket ne Identitet dhe per kete jane fajtore Islami dhe gjoja “mbeshtetja” e kryeminstres turke Cilerit per beshtetjen kunder “Pretendimeve Greke” te Al-banistanit!