Një i ri është gjetur i vdekur mesditën e sotme në Laç. Trupi i pajetë i një 18-vjeçari u gjet në rrënojat rrënojat e uzinës së superfosfatit në Laç. Policia bëri të ditur se viktima është djali i shtetasit Mark Gjinit, por nuk dihet ende emri i tij. Dyshohet që 18-vjeçari të ketë hyrë në rrënojat e uzinës për të mbledhur skrap, por është zënë poshtë nga muret e godinës.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.