Policia e Kurbinit ka arrestuar dje një kryefamiljar, pasi terrorizoi me armë familjen e tij. Sipas burimeve të policisë lokale së këtij qyteti, i dyshuari është Enver Dika, që mësohet se në ato momente ishte në gjendje të dehur dhe kërcënonte me jetë familjarët e tij. Pas denoncimit të këtyre të fundit, policia ka arrestuar Dikën dhe i ka sekuestruar atij armën tip pushkë, me të cilën po i kërcënonte. Shkak për ngjarjen janë bërë debatet mes të dyshuarit dhe familjarëve për shkak të pijes dhe sjelljes.
