Laç, konflikt mes dy grave, nën hetim 51-vjeçarja

anazapta

Policia e Laçit ka dërguar për ndjekje penale një 51-vjeçare pasi akuzohet për “Kanosje”. Ngjarja për të cilën akuzohet Dila T., ndodhi dje në Laç kur ajo u përfshi në një sherr për motive të dobëta me shtetasen V.H. Pas fjalëve fyese të ndërsjella, 51-vjeçarja ka kanosur për jetën kundërshtaren e saj e cila e denoncoi në polici. Burimet policore thanë se ndaj gruas ka nisur hetimi në gjendje të lirë për veprën penale të “Kanosjes”. Dy gratë u morën në pyetje për të zbardhur motivet e sherrit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *