Plagoset me armë zjarri një 59-vjeçar në Laç, pronar i një pike grumbullimi të skrapit. Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00 të pasdites së djeshme, në afërsi të kryqëzimit të Mamurrasit. I dëmtuar mbeti Gëzim Mehmeti, i cili është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ai është dërguar në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur tip “Benz”, që dyshohet se u përkiste autorëve. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve që mendohet se kanë qenë dy të rinj.
