Laç, sekuestrohet arsenal armësh; 3 të arrestuar

redaktor

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake është sekuestruar në Laç. Gjatë një operacioni të koduar “Shinat”, policia ka arrestuar edhe 3 zotëruesit e armëve.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Gëzim Koliqi, 25-vjeçarin Enerik Koliqi dhe 23-vjeçarin Hasan Koliqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një kundërtank, një automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë, një armë gjahu, një pushkë model 63 dhe 1320 fishekë model 56.

Share This Article
1 Comment
  • Keta duhet te jene ne ate kontigjentin e 300-trimave mercenare te shqup-it,,,,me te cilet shantazhon se mund t’a marre kur te doje pushtetin kryegangsteri I historise.
    Nderim per punen e frytshme te Policise se Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *