Një shtetas mbeti i vrarë me armë zjarri në Laç.
Viktima është shtetasi Ndrec Preni, 58-vjeç. Ai u gjet i pajetë në një pyll në vendin e quajtur Selitë.
Krimi i rëndë mësohet se ka për motiv çështje pronësie, pasi viktima ka pasur një konflikt me një bashkëfshatarin e tij.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. /Dita/
