Rruga e Europës vazhdon për dy ekipe të tjera shqiptare, Laçin dhe Flamurtarin. Me eliminimin e Kukësit, kurbinasit dhe bregdetarët do të mbajnë të vetëm lart flamurin kuqezi në ndeshjet e Europa League. Pas kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Europës, Laçi kërkon të shkruajë historinë më të suksesshme të klubit. Skuadra shqiptare do të përballet të enjten me ukrainasit e Zorias, ndërsa trajneri Stavri Nica beson te kalimi në turin tjetër.
Që tani aventura në Ligën e Kampioneve mund të quhet e suksesshme. Laçi u kualfikua në raundin e dytë eliminator të Ligës së Europës pasi kaloi Rudar Velenje, ndërsa tani skuadra e drejtuar nga Nica sheh më larg. Gjithsesi, gjërat bëhen më të vështira për ekipin shqiptar, i cili do të luajë të enjten ndeshjen e parë kundër formacionit ukrainas të Zoryas, që është themeluar në vitin 1923 dhe vjen nga qyteti i Luhansk me një popullsi prej 425 mijë banorësh. Kjo është hera e parë që Zorya luan një ndeshje në arenën europiane, ndërsa numëron vetëm një trofe në kampionatin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1972. Zorya militon në divizionin më të lartë të kampionatit vendas që prej vitit 2006, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në vendin e shtatë me 42 pikë. Lojtari më i shtrenjtë i skuadrës është 24-vjeçari i mesfushës Dmytro Khomchenovsky, ndërsa drejtohet nga trajneri 48-vjeçar ukrainas, Yuriy Vernydub.
Nica i ka vlerësuar si shumë të fortë kundërshtarët, por ka shprehur besimin se skuadra e tij do të kualifikohet në raundin tjetër. Përpara ndeshjes së parë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, Laçi merr lajme të mira. Përveç arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Tiranës, Mario Morina me skuadrën është bashkuar edhe mbrojtësi kroat Stipe Buljan. Ndeshja do të luhet të enjten në orën 17:00.
Ndërkohë, Flamurtari gjen një kundërshtar me një emër më të madh si rumunët e Petrolul Ploiesti. Me Adrian Mutu në gjirin e tyre, ballkanasit vijnë favoritë në këtë sfidë por nga ana tjetër, ekipi i Ernest Gjokës nuk ka asnjë dëshirë për t’u ndalur në këtë pikë. Petrolul është skuadër e qytetit Ploiesti rreth 56 km në very të Bukureshtit me rreth 2010 mijë banorë. Skuadra i luan ndeshjet e shtëpisë në stadiumin “Stadionul Ilie Oana” me kapacitet 15.500 vende dhe drejtohet nga tekniku rumun Razvan Lucescu. Gjatë sezonit të fundi, Petrolul Ploiesti u rendit në vendin e tretë që konsiderohet një prej kampionateve më të fortë në rajonin e Ballkanit. Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:30.

Futbolli shqiptar eshte qesharak.Qe nga klubet e deri tek kombetarja. Rrihemi si gomari nga gjithe Evropa. Rrofte Don Duka.