Barazimi ishte rezultati që i nevojitej më pak Tiranës dhe Laçit, por frika për të mos pësuar bëri që bardheblutë dhe kurbinasit të dhuronin një 90 minutësh shumë të kujdesshëm mes tyre që prodhoi zero gola dhe pak emocione në “Qemal Stafa”.
Pavarësisht dëshirës së ekipit të Ilir Dajës për të fituar, kryeqytetasit gjetën përballë një mbrojtje të mirë organizuar të Laçit, që konfirmoi se fitorja ndaj tyre është një detyrë gjithmonë shumë e vështirë.
Fitorja e Teutës dhe Kukësit e bënte suksesin për Tiranën një domosdoshmëri, për të mos humbur distancën me Europën.
Të mbështetur si gjithmonë nga tifozët bardheblu në tribunë, Daja kërkonte fitoren e radhës nën drejtimin e bardhebluve megjithatë mundësinë e parë e krijoi Laçi me James që goditi nga distanca. Në të 8-tën, Stipe Buljan për pak sa nuk shkaktoi të dytin autogol radhazi, pas harkimit të Bakaj, por ishte me fat pasi topi përfundoi jashtë.
Nga goditja e këndit, Bakaj në vend të rrjetës gjeti fytyrën e Fukuit, që e kaloi pa problem këtë moment. Goditja e marrë në fytyrë duket se nuk ja kishte prishur shënjestrën japonezit që gjeti kuadratin në të 12-tën, por golin ja mohoi Vujadinovic.
Në të 22-tën, Dejan Karan ndërhyri ashpër ndaj James, stafi i Laçit u revoltua ndërsa kryesori Meta nxori kartonin e verdhë për serbin. Sefgjinaj protestoi duke u “zverdhur” dhe ai e duku humbur sfidën e fundjavës.
Tirana vazhdoi të kontrollonte lojën deri në pushim por pa arritur të kishte rrezikshmëri të madhe në portën e Vujadinovicit. Nga dhomat e zhveshjes, Laçi doli i karikuar dhe Veliaj në të 51-tën ju afrua golit me një goditje të fortë, por për fatin e Tiranës goditja e tij ishte jashtë.
10 minuta më pas ishte Bakaj që harkoi një top në zonë për Smajlin por shkodrani nuk e shfrytëzoi siç duhet. Duhej pritur minuta e 78-të për të parë një tjetër goditje në drejtim të portës, me Bakajn që provoi por përpjekja e tij përfundoi jashtë. Në të 82-tën, Tirana pati mundësinë më të mirë të ndeshjes, me Gentian Muçën që u ngrit mbi të tjerët, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.
Në të 88-tën, Muzaka dërgoi një top të mirë në zonë por askush nuk ishte aty për të devijuar. Kjo ishte mundësia e fundit në një ndeshje që nuk pati as gol dhe as fitues, me dy skuadrat që vështirë se do të kenë mbetur të kënaqur me këtë pikë.

Dhe per me skeptiket tashme u be e qarte qe Laci eshte dhe do te mbetet per dhjetra vjet makthi me i madh, e thene ndryshe, delja e zeze e Tiranes. Por, te keqen, Tirana ta shohe te vetja. Largimi i stresit psikologjik dhe marketingu i kujdesshem dhe i mire studjuar gjate Janarit, eshte bere me se i domosdoshem!
Tirona duket e deshtuar dhe kjo per faj te merkatos se dobet. Porta eshte kandaloze nuk ka nje portier te hajrit, mbrojtja duket reparti me i konsoliduar por edhe aty ka probleme. Sa per mesi e fushes me karabecin, teqja, lika, vucaj etj te gjithe jane lojtare te deshtuar por mbi te gjitha deshtim eshte bakaj, nje lojtar problematik dhe totalisht jashte forme. Per mua nuk eshte laci macja e zeze por eshte tirona qe nuk ka lojtare dhe nuk di te shkoje tek goli, se lacit ja cau tre here partizoni rrjeten per 90 minuta kurese tirona ekip me lojtare pa ide, pa karakter qe nuk ka organizim nuk shkoi qofte dhe nje here tek porta e superfosfatit per 90. Kjo eshte tirona dhe ta kerkoje pergjegjesine tek vetja dhe jo tek tersi laci. Duhet merkato e studiuar dhe te dalin jashte loje karabeci, lika, vucaj, bakaj.
Tirana dhe Laci nuk luajten futboll,por……TRAFIKIM NDESHJEJE!
Ishte SKANDAL te shikoje Tiranen qe luante si skuader fshati,pa asnje mobilizim sikur e kishin fituar kampionatin para kohe dhe tani prisnin fundin e tij!!!
Per 90 minuta nuk gjuajten asnjehere ne…….. porte!!!