Laçi kualifikim historik në Rumani, në turin tjetër sfidon Anderlechtin

entela

Laçi shkruan historinë në kompeticionet Evropiane, teksa mbrëmjen e sotme ka arritur një kualifikim të madh për në turin e tretë të Conference League. Skuadra e Duros barazoi 0-0 në duelin e kthimit ndaj Universitatea Craiova-s.

Kurbinasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke humbur raste të shumta shënimi. Lushkja, Gundo dhe Mazrekaj ishin fantastik në fazën e avancuar, ndërkohë që Sherri dhe Malota një garanci në prapavijë.

Fitorja 1-0 në ndeshjen e parë ishte e mjaftueshme për Laçin që të siguronte kualifikimin për në turin tjetër ku do të sfidojnë Anderlechtin.

 

e.r/dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *