Laçi fiton bindshëm në përballjen me Luftëtarin. Me një rezultat 3-0, kurbinasit kanë mundur skuadrën rivale në Gjirokastër, duke e shënuar të tre golat e takimit gjatë pjesës së dytë. Ka qenë Vucaj, i cili hapi serinë e golave në minutën e 49, ndërsa pesë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt dyfishoi për skuadrën e tij. Rezultati u vulos nga Zefi në sekondat e fundit të takimit.