Lady Diana ishte ‘çmendurisht e dashuruar’ dhe ‘dëshironte të martohej’ me kirurgun e zemrës me origjinë pakistaneze Hasnat Khan, me të cilin kishte pasur një marrëdhënie para se të frekuentonte Dodi al Fayed. E zbulon për “Vanity Fair” një mikeshë e afërt e princeshës, Jemina Khan
Në numrin e shtatorit të revistës “Vanity Fair”, artikulli mbi princeshën e Uellsit jep detaje të historisë së dashurisë midis saj dhe kirurgut pakistanez, Hasnat Khan, me të cilin ajo kishte pasur një marrëdhënie 2-vjeçare, para vdekjes së saj në vitin 1997. Për prestigjiozen amerikane ka folur Jemina Khan, ish-bashkëshorte e Hasnat Khan dhe mikeshë e afërt e princeshës.
Marrëdhënia e tyre filloi në vitin 1995, pasi u njohën në spitalin “Royal Brompton”, kur Diana po vizitonte një mikun e saj të shtruar për probleme me zemrën.
“Ishte çmendurisht e dashuruar pas Hasnat dhe dëshironte të martohej me të, edhe pse kjo nënkuptonte se do t’i duhej të transferohej dhe të jetonte në Pakistan”, deklaron Jemina. Ajo kujton se e priti Dianën dy herë në Pakistan, me rastin e mbledhjes së fondeve për një spital që do të ndërtohej atje, por edhe për të diskutuar në fshehtësi për martesën me Hasnat. “Dëshironte të dinte se sa të vështirë do ta kishte po të jetonte në Pakistan dhe kërkonte këshilla se si të përshtatej me burrat pakistanezë dhe bagazhin e tyre kulturor”, pohon Jemina.
Në maj të 1996-s, princesha vizitoi familjen e tij në Lahore. Kërkonte të kalonte kohë me familjen e Hasnatit, në mënyrë që të njihej me të dhe të merrte miratimin e mamasë së tij mbi lidhjen. “Martesa me një vajzë angleze është makthi më i keq për çdo nënë konservatore”, shpjegon Jemina.
“Hasnat, të cilin Diana e përshkruante si “Mister Mrekullia” ishte një burrë shumë i rezervuar që vinte nga një familje pakistaneze konservatore. Ishte shumë i shqetësuar se si do të funksiononte marrëdhënia e tyre. E urrente mendimin se do të përfundonte nën objektivin e kamerave gjatë gjithë jetës së tij”, shton ajo.
Sipas shërbëtorit të princeshës, Paul Burrell, marrëdhënia e tyre përfundoi në qershor të 1997-s nga vetë Diana. Në përfundim të raportit, ajo filloi të takohej me Dodi al Fayed, ndosha një tentativë për të bërë xheloz Hasnat, i cili deri më tani nuk ka folur kurrë publikisht për lidhjen e tyre dhe as nuk ka bashkëpunuar me regjisorët e filmave mbi jetën e princeshës. Megjithatë, “romanca sekrete” e tyre është në fokus të filmit “Diana” që del në kinema në muajin shtator.
Diana dhe Al Fayed humbën jetën në një aksident automobilistik në Paris, në përpjekje për t’u shpëtuar paparacëve.
Në mars të 2008-s, Hasnat deklaroi në lidhje me procesin e vdekjes së Dianës, se marrëdhënia e tyre kishte filluar në verën e vitit 1995 dhe, edhe pse kishin biseduar për t’u martuar, ai i kishte thënë se nuk mund ta përballonte vëmendjen e medias. Gjithashtu deklaroi se besonte se përplasja e makinës që shkaktoi vdekjen e princeshës ishte një “aksident tragjik”. Kirurgu i kishte thënë policisë në vitin 2004 se dyshonte që ajo mund të ishte shtatëzënë në momentin te vdekjes sepse përdorte gjithmonë pilula kontraceptive. /D. Gjuzi
Kusur spaske lan oj Dajan qe rafmet pac ! Ja paske la mir “borxhin” atij shemtires qe ngordhi mas asaj plake te shemtut !
Bukuri e persosur, moral i shemtuar. Te ikte nga burri n.q.s nuk e donte por jo te bénte dashuriçka ilegale…?
Me atë burrë që kishte ,pak i ka bërë…………….
Englez hesapi
pellump po kur mollen e mire e ha derri si i behet////me mentalitetin tone ju mire e argumentoni po kjo bote globale nuk e ka me ate mentalitet ,,kjo bote kur e shikon qe shoku e ka te bukur pertneren ,ja mer dhe nuk e ka problem ,,kurse ne e vrasim ,,me vjen keq po ju nuk e komentoni drejt femra shqiptare eshte prone e burit dhe buri mund te beje cdo gje po kjo nuk eshte as njerezore eas burerore,,femra eshte e tjeterkujt e ka lindur nje nene ,e cila ka bere pazar koken e saj ,,prindi nuk e shet vajzen ,por sipas nje kontrate ja jep dikujt qe te krijije familje ,,dhe brenda parametrave qe kerkon familja juve ose une dota lejojme qe buri te lozi kumar ose te pije ,, dhe mese fundi te hakmeret ndaj vajzes sime qe e kam ritur me nje mije halle te ma vrase jo une nuk e lejoj nje gje te tille,,,tani qe ta mbyll eshte me mire qe te veprohet shqiptarce ,,,apo ne munyre te qyteteruar zgjith kontraten e secili ne pune te vet ,,une jam per te dyten dje vajzen c faredo qe te ndodhe une jam prind dhe do ti ri prane sepse nuk e kembej dot ,,une ndehem shume keq zoteri me keto qe ndodhin ne vedin tone eshte e pa pranushme dhe jashte cdo llogjike njerezore ,,,une nuk e kam lluksin te them se ka dhe femra qe jane larg standartit te mentalitetit tone ,,po gjithesesi mynyra eshte makabre dhe nuk e pranon asnje bote civile e kulturuar dhe mbi te gjitha humane me mirekuptim ,,,faleminderit
I nderuar gramoz! E pashe pak vone komentin tuaj sepse nuk komentoj pérdite . Kam plot angazhime . Ne jemi ne nje mendje por ndonjehere e ke keqkuptuar komentin. Kur them ” te ikte” kam parasysh dhe termin qe perdorni ju “prishje kontrate”. Une nuk para e perdor kete term. Une them te ikë,te zgjidhe martesén etj. Per mua princesha duhej te prishte kontraten dhe kaq. Pastaj te merte ate arabin a çfarë eshte. Jo me mentalitetin tone por me çdo mentalitet gruaja nuk pranohet te shkoje me nje tjeter kur juridikisht ka nje lidhje martesore. Diana ka shkelur mbi nje mentalitet paneuropian po e quaj. Kjo e shemton bukurine e saj fizike dhe mentale. Kaq. Nuk e di sa u morem vesh z.gramoz. Per gruan si “prone e burrit” as me ka shkuar ne mendje ta kem pasur objekt komenti sepse jam rigorozisht larg mendimeve te ketij lloji. Me shkruani persëri nése keni ndonje kundershti. Ju faleminderit!