Jemi mësuar që zakonisht ta shikojmë me një stil të egër, por këtë herë Lady Gaga ka çuditur të pranishmit në “MusiCare 2015” me pamjen e saj elegante.
Këngëtarja e hitit “Poker Face” është prezantuar me një fustan të zi mjaft elegant e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, këngëtari 88 – vjeçar, Tony Bennett. Kjo pamje ndryshe ka surprizuar të pranishmit në event.
Lady Gaga do të performojë të dielën në “Grammy Awards” së bashku me Bennett.
