Laert Vasili kthehet në Shqipëri me çmimin “Actor of Europe2018”, (aktori i Europës 2018) nga Festivali Ndërkombëtar i Teatrit me të njëjtin emër, që mbahet prej 16 vitesh në zonën e Liqenit të Prespës, nën motivin “Lake without borders” (Liqeni pa kufij).
Për herë të parë ky festival u themelua nga një nga personalitetet më të njohura të letrave franceze Zhak Lakarier.
“Për vetë pozicionin gjeografik, që Liqeni ndahet mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë, për herë të parë u dërgua një ftesë për të përfaqësuar Shqipërinë. Mendova se gjeja më mirë do të ishte të zgjidhja diçka nga Kadareja”, u shpreh Laert Vasili për tch.
Më shumë se sa teatri sipas Vasilit këtë çmim e mori gjuha shqipe, pasi ai u zgjodh të prezantohej me pjesën Agamemnon Inferno, bazuar në esenë “Përpara banjës” të gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.
“Përgjithësisht është vetëm përshëndetja e Agamemnonit kur kthehet në Argos fitimtar pas betejës së Trojës. Nuk e pret që gruaja e tij do ta vrasë në momentin që ai po hynte në banjë për t’u larë nga pluhuri i luftës. Gjuha shqipe për më tepër u vlerësua me këtë çmim, pasi në shqip e dhashë shfaqen aty”, u shpreh Laert Vasili.
Në të kaluarën me këtë çmim janë vlerësuar artistë të mirënjohur si Bruce Myers, Ion Karamitru, Rade Srebexhia, Marsel Bozone etj.
o.j/dita

Na gezove mor djale/keshtu te pafshim ne BALLE !
Leart Vasilit-ARTISTdjale.
Urime Leart dhe larte e me lart !
I lindur fatmiresisht ti per atr!
Te prifte e mbara djale…
Atdhetarizmi ne plan te pare.
Mos ma mer per politike,
Ta thote “Pashakua”NENE.
Gjithnje te pafshim ne balle,
Sa na dezove mor djale.
550 vjet me Gjergj.Kastriotin-Skenderbe
Krenohemi sa per Te- BETOHEMI NE.
BRAVO Laert ,jemi krenarë për ty.Dole fitimtar mbi racizmin jo vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri.Këta aktorët kolegët e tu le të flasin ,ti flet me punën tënde.SUKSESE!!!!!!
Poshtë Propaganda!!!
Ej, e ka dhene Festivali i Liqenit te Prespes se mos kushedi mendoni e ka marre nga CInecitta’ apo Cannes!
Di te ndash teatrin nga kinematografia o trap na mbyten analfabetet e idiotet që po shtohen nga dita dites.
Cmim qe nuk e njef asnje ne europe