“Përdormë kur të të duket e arsyeshme”

anazapta

Servilizmi per pushtet nuk njeh kombesi.

Te pakten kete tregon një shënim i sikletshëm i zbuluar gjatë nje kontrolli të policisë në shtëpinë e drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shenimi i adresohej ish-presidentit, Nicolas Sarkozy.

Christine Lagarde i drejtohej me tone servile presidentit të asokohe të Francës.

Shënimi është gjetur nga hetuesit gjatë kontrollit në shtëpinë e saj, në kuadër të çështjes Tapie, ku dyshohet se ajo e nxitur nga Sarkozy, ka favorizuar një financier në mosmarrëveshjet e tij me shtetin.

Teksti i shënimit nuk ka të bëjë me hetimin që po zhvillohet, por hedh dritë mbi shkallën e nënshtrimit të Lagarde ndaj ish-presidentit.

Letra vijon si më poshtë:

“I dashur Nicolas, me shumë respekt dhe shkurtimisht të them se

1)      Jam në anën tënde për të të shërbyer dhe për të shërbyer në projektet e tua për Francën.

2)      Kam bërë më të mirën që kam mundur edhe pse kam dështuar në raste sporadike, prandaj të kërkoj ndjesë.

3)      Nuk kam ambicie politike personale dhe nuk dëshiroj të bëhem një ambicioze servile, si shumë nga ata që të rrethojnë. Besnikëria e tyre është pak e qëndrueshme dhe jo afatgjatë.

4)      Më përdor gjatë kohës që të të duket ty e arsyeshme, njëkohësisht edhe për ndarjen e roleve që do të bësh.

5)      Nëqoftëse më përdor, kam nevojë për ty si orientim dhe mbështetje: pa orientim rrezikoj të jem joefikase dhe pa mbështetje mund të jem pak e besueshme.

Me admirim të pafund Christine L”.

Me shumë mundësi është shkruar disa vite më parë, kur Lagarde ishte ministre e Financave në Francë. Dhe pavarësisht admirimit për një personazh politik është e vështirë të imagjinosh atë që është cilësuar si “grua e hekurt” në një status të tillë adhurimi gati-gati fëmijënor. /Dita/

Share This Article
9 Comments
  • Keta jane qelbesiret qe mbrojne te drejten tone kur ushtrojne pushtetin Klasa aktuale e politikaneve qe drejtojne sot popujt eshte e mbushur me kalbesira te tilla. Mjere ne…

  • Ky eshte prostitucioni politik sot!Kete shprehje e lexon st ne ç’do sy presnaliteti qe drejton nje institucion Europian apo me gjere!

  • E C’fare ka ketu per tu rrevoltuar apo per ta quajtur servile…
    Gjysma e Tiranes sot e fillon pershendetjen me I dashur (mashkull a femer) dhe e mbaron me te perqafoj (mashkull a femer)…Kjo zonja ishte ministria e financave e Frances (jo dosido’) dhe ne ate pozicion e vuri Sarkozi i cili e propozoi edhe per Presidente te FMN…I detyrohet besnikeri…”te perqafoj”

  • Kjo plake eshte vertet simboli i fytyres se FMN, kesaj gerdalle financiare internacionale boterore e krijuar nga cifutet per te mbajtur krize financiare konstante ne ato vende ku fut kthetrat. Sa eshte servile e puth te fuqishmit, aq eshte arrogante e kafshon te vegjlit. Tipari kryesor i vete instruktoreve te FMN, masonerise cifute.

  • EEeej hapni syte ! Vete kjo plaka Franceze punon nje institucion nderkombtar, dhe PUNON per interes te FRANCES. Kurse te ne vijne e bejne si rob te paanshem, sikur s’kane pike lidhje me nacionalizma dhe si altruist te medhenj. Ndaj dhe Shqiptaret kur dalin jashte mezi c’presin te punojne kundra Shqiperise, te flasin keq kundra Shqiperise, a te hedhin balte me kete vend. S’eshte note servilizmi kjo jeni gabuar, eshte nje NACIONALIZEM i paster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *