Laget Meta, nominon Berishën

redaktor

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar sfidën  me kovën e akullit. Ai ka pranuar nominimin në kuadër të nismës për të ndihmuar çdo person që vuan nga çrregullimi i njohur si ALS.

Pasi ka derdhur kovën me akull  Meta ka bërë nominimet e tij që janë, Sali Berisha, Mirza Alibega dhe Foto Strakosha.  Tani të presim përgjigjen e ish-kryeministrit Berisha brenda 24 orëve nga thirrja.

Kjo iniciativë shkon për sensibilizimin ndaj ALS, e cila ka të bëjë me Sklerozë Amiotrofike Laterale, dhe njihet ndryshe si sëmundja e Lu Gerigut.

Kjo sëmundje me kalimin e kohës paralizon fillimisht pjesën e gojës dhe nuk lëviz më, deri ne momentin kur trupi degradon dhe vdes. Nga kjo semundje vuan dhe shkencetari i famshem Stephen Hawking.

Share This Article
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *