Shënohet viktima e parë e sezonit të plazhit. Një 19-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur jetën ndërsa lahej në lumë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arshi Lengo, ku Embrah Rama po lahej në ujërat e lumit Drino së bashku me një grup shokësh. Dyshohet që vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e një infarkti nga temperatura e ulët e ujit.
