Lahen me urinën e lopës për të luftuar infeksionet…

Elton Tafaruci

Këto imazhe kaq befasuese tregojnë se si është jeta e përditshme për një fis në Sudanin e Jugut.

Pak njerëz kanë mundësi të kenë akses në jetën e përditshme të tribusë Mundari.

Një prej fatlumëve është edhe Tariq Zaidi, që sjell këto pamje.

Mëngjesi nis si zakonisht për njerëzit e kësaj tribuje, të cilët pasi pastrojnë dhëmbët me kunja si ky i ri më poshtë, shkojnë poshtë lopëve dhe lahen me urinën e tyre.

Ky veprim jo vetëm i ndihmon që të parandalojnë infeksionet, por edhe ua bën flokët me ngjyrë portokalli.

I riu nga fisi vazhdon rutinën: Ai më pas pi qumësht direkt nga lopa.

Por anëtarët e këtij fisi lyhen vazhdimisht edhe me hirin e zjarrit.

Sipas tyre, kjo i ndihmon nga infeksionet, pickimet e mushkonjave, por edhe i nxehti përvëlues i Sudanit.

Lopët janë shumë të rëndësishme në jetën e tyre dhe ata i mbrojnë me çdo kusht.

Një lopë ose një dem kushton deri në 500 dollarë, një shifër shumë e lartë për këtë vend.

Ata e mbrojnë lopën deri edhe me jetën e tyre.

Çdo vit në këtë vend vidhen 350 mijë lopë dhe vriten mbi 2500 persona nga hajdutët e lopëve.

“Lopët trajtohen si anëtarët e familjes,” thotë fotografi.

“Familjet flenë me lopët, madje sigurohen se terreni ku shtrihen ato të jetë sa më i mirë dhe i butë”.

 

34010D3600000578-0-image-a-4_1463129528624

340106C000000578-3588674-A_Mundari_man_guards_his_precious_Ankole_Watusi_herd_with_a_rifl-a-38_1463154671631

3401035200000578-0-image-a-5_1463129539441

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *