Lahm emërohet futbollisti më i mirë i vitit

redaktor

Philip Lahm është emëruar lojtari më I mirë I vitit në Gjermani.

Pavarësisht paraqitjeve fantastike me Bayern Munich dhe Gjermaninë, ai kurrë më parë nuk e kishte fituar këtë çmim.

“Është një nder i madh për mua.

Mendoj se gazetarët kanë parë gjithë karrierën time prandaj kanë votuar për mua”, tha Lahm.

Lahm doli në pension në maj pasi fitoi titullin e tetë të Bundesligas.

Gjatë karrierës numëron gjashtë Kupa të Gjermanisë, një Ligë të Kampionëve, Kupën e Botës me Gjermaninë dhe shumë tituj tjerë, që përshkruajnë më së miri karrierën e tij brilante.

dh.th

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *