Lahm: Më vjen keq për Neymar

anazapta

Kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm shpreh keqardhjen e tij për dëmtimin e Neymar edhe pse ky fakt përbën një avantazh për skuadrën e tij. Gjermania dhe Brazili do të përplasin brirët në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ku Selecao do të zbresë në fushë edhe pa kapitenin Thiago Silva, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

“Përpara së gjithash dua të theksoj se është mëkat që të dy do të mungojnë. Më vjen shumë keq për Neymar pasi të mungosh në gjysmëfinalen e Botërorit të shtëpisë është një goditje e madhe. Në Kupën e Botës përgatitesh për t’u ndeshur me më të mirët prandaj edhe unë do të preferoja ta kisha Neymar përballë. Gjithsesi, Brazili ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë”, the kapiteni. Lahm e ka parë veten disa herë si një lojtar mesfushe edhe pse roli i tij natyral është në mbrojtje. Kapiteni u rikthye në pozicionin e tij gjatë ndeshjes së fundit kundër Francës, por ndryshimi i roleve nuk e shqetëson aspak. “Është normale që njerëzit diskutojnë shpesh për çështjen e pozicionit. Ky është futbolli dhe për mua nuk ka aspak rëndësi. Disa lojtarë sapo janë kthyer nga dëmtimet, prandaj trajneri vendosi të më aktivizonte në mesfushë. Për mua më shumë rëndësi kanë sukseset e skuadrës. Gjithmonë e kam vendosur veten në dispozicion të grupit dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”, theksoi Lahm.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *