Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe njëherësh kryesuesi actual i OSBE-së Miroslav Lajçak, ka thënë se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë e ndryshimit të kufijve.
Në një intervistë për televizionin austriak ORF, e përcjellë dhe nga mediat në rajon, pak ditë pas vizitës në Serbi, Lajçak deklaron se çështja e Kosovës nuk është aq e vështirë sa të mos mund të zgjidhet.
Lajçak u shpreh se rruga e vetme për zgjidhjen e problemit Prishtinë- Beograd ishte vazhdimi i dialogut mes të dyjave, ndërsa tha se ishte e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të vepronte për mundësimin e dialogut.
Me një pozicionim jo larg atyre të figurave të ndryshme politike në lidhje me negociatat Kosovë-Serbi, Lajçak theksoi se ndonëse nuk kishte shumë besim tek palët në dialog, ai nuk shihte alternativë tjetër.
Ndërsa lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, Lajçak thotë se ndryshimi i kufijve paraqet rrezik, dhe krijimi i shoqërive multietnike, që është edhe ideja themelore e BE-së, nuk bëhet me ndryshim kufijsh.
“Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet të jemi të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë,” tha ministri, raporton Dita, duke iu referuar mediave në rajon.
e.ll./dita

E degjove edhe ti o Bosi i OSBE-se genjeshtare dhe komunisti i oreve te para te Cekosllovakise me ne fund intelektualin per mosndryshimin e kufijve te Kosoves qe Rama Thaci duan ta ndajne si “byreku ne tepsi” me finte enveriste.