Lajçak këshillon: Dialog, dialog, dialog

Edona Llukacaj

Në përmbyllje të vizitës së tij në Tiranë kryesuesi i tanishëm i OSBE-së  dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçak zhvilloi një intervistë për televizionin Top Channel. Në këtë intervistë, Lajçak komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Në lidhje me dhunën në protestat e opozitës ai u shpreh se “përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuara nga opozita është shumë shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë. Trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Ato ndërpresin çdo mundësi për dialog dhe si pasojë çdo mundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët”.

Ndërkohë, Miroslav Lajçak ka edhe një mesazh të tërthortë për maxhorancën qeverisëse, Ai nënvizon: “Ndërsa është e rëndësishme të dëgjohen zërat kritikë dhe protestat paqësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve tanë, vazhdimi i protestave të dhunshme përbën një veprim kriminal dhe do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe pashmangshmërisht do të pengonte përparësitë e saj strategjike brenda dhe jashtë vendit”.

Për të dy palët, pozitën dhe opozitën, Lajçak nënvizon se ka vetëm një mënyrë për të dalë nga kriza. Ai thotë: “Këshilla ime është e thjeshtë: dialog, dialog, dialog. E vetmja mënyrë për të arritur progres dhe për të gjetur zgjidhje në këtë situate është nëpërmjet dialogut konstruktiv me të gjithë palët e duhura të interesuara, përfshirë të gjitha partitë, shoqërinë civile dhe botën akademike për të tejkaluar dallimet dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë.”

e.ll./dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Ne shtepine e te varurit mos permend litarin-thote nje fjale e urte popullore!
    Edhe ky Lajcaku permend dialogun ketu,kur e di,qe ne Shqiperi kurre nuk eshte bere dialog,por vetem PAZAR!
    Ku kane qene keta nderkombetaret deri dje,qe ndonese shihnin se ketu cdo gje ecte mbrapsht heshtnin dhe mbronin qeveritaret?
    Deri me sot asnje nga nderkombetaret nuk ka thene asnje fjale kunder Berishes,ketij njeriu qe e ka cuar Shqiperine ne gjendje kome!
    Rama eshte vetem xhelati,qe e ka ekzekutuar perfundimisht shtetin ligjor!
    Pra ketu behet fjale qe bota ta thote te prere fjalen e vet duke i bere gjyqin vetes dhe sundimtareve te ketij vendi per 29 vjet rresht!
    Duhet nje permbysje totale dhe te zhduket e tere kjo klase politike antishqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *