Kryesuesi aktual i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçák ka reaguar pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve..
Lajçák ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat sipas tij mund të thellojnë më tej krizën politike dhe si pasojë të sjellin ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.
Në njoftimin e OSBE-së thuhet se Kryesuesi në detyrë i kësaj organizate u bën thirrje udhëheqësve politikë të Shqipërisë të jenë të përmbajtur dhe të respektojnë ligjin në fuqi, si dhe rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.
Në njoftimin e OSBE-së thuhet se ai shpreh besimin se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar.
Lajçak, gjithashtu, shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe se do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëm.
e.ll./dita

Pa u vrare serbi Sali ne Shqiperi nuk ka qetesi, kete e dine mire Lajcak dhe cakallet e tjere te BE.
KOMUNISTI FANATIK I CEKOSLLOVAKISE LAJCAK I OSBE-SE GENJESHTARE JEP DREJTIMIN:
“Te respektohet Ligji!”
por:
Cili Ligj te respektohet?
sepse:
Dekreti i Presidentit nuk mund te interpretohet nga katunaret dru me pre, por vetem nga Gjykata Kushtetuese qe Edvin Droga e ka fshire nga faqja e dheut,
dhe:
KESHTU THOTE LIGJI
Te gjitha te tjerat jane llogje komuniste alla Mogherini dhe Vllahutini per te justifikuar pagat e majme.