Lajcak zgjidhet president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Elton Tafaruci

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi në presidencën e saj për një vit, ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Miroslav Lajcak.

Ai do të pasojë në shtator ambasadorin e ishujve Fixhi në Kombet e Bashkuara, Peter Thomson, për të drejtuar sesionin e 72-të të asamblesë.

Ai ishte sllovaku i parë si dhe ishte i vetmi kandidat për këtë post.

Në kuadër të sistemit me rotacion në fuqi, presidenti shumicën e rasteve parazgjidhet nga grupet rajonale të asamblesë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *