Arrestohet shefi i policisë në Kukës, akuzohet për pengmarrje

Bledar Lumani

Shefi i Policisë së Kukësit, Edvin Dervishi, është arrestuar nga kolegët e vit.

Dervishi akuzohet për bashkëpunim në pengmarrjen e një të riu.

Ai është marrë peng nga tre shoket e Dervishit, Armar, Edmond dhe Samet Elezin, që gjithashtu janë arrestuar.

Shkak për këtë pengmarrje është bërë vjedhja e dyqanit të tre vëllezërve.

Pengmarrësit akuzonin të riun se e kishte bërë këtë vjedhje.

Ata e kanë marrë peng atë, duke e mbajtur gjithë natën në një magazinë.

Vetë Edvin Dervishi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj tij./b.l

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *