Një 27-vjeçar është ekzekutuar në mes të qytetit të Bajram Currit, ndërsa është plagosur edhe babai i tij dhe vëllai 15-vjeçar.
Sipas policisë, viktima është Blerim Metaliaj, ndërsa i plagosur babai i tij, Rexhep Metaliaj dhe vëllai me inicialet B.M.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Bajram Currit.
Ata fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërkohë që më pas është qëlluar në drejtim të viktimave.
Dyshohet se shkak për këtë krim është një konflikt pronësie.
Policia thotë se ka identifikuar autorët e krimit dhe është vënë në kërkim të tyre.
Ata janë vëllezërit Isa dhe Cen Biberaj.
Dy vëllezërit u vunë në pranga rreth 3 orë e gjysëm pas krimit.
Ata u arrestuan në një banesë në të dalë të Tropojës./b.l
