Faza e gupeve të Champions League është shumë pranë, dhe çdo vend po bën përpjekjet e tij maksimale në mënyrë që futbollit t’i rikthehen tifozëve. Në Francë, Gjermani dhe Itali, stadiumet kanë nisur të gjallërohen disi dhe vihet re nga një pjesëmarrje e vogël e tifozëve.
Ndërkohë, edhe UEFA nga ana e saj duket se do të japë të hënën “dritën jeshile” që Liga e Kampionëve të luhet me praninë e një numri të caktuar tifozësh teksa numri i tifozëve që mund të ndjekin sfidën do t’i lihet në dorë për t’u vendosur qeverive përkatëse.
UEFA-s i ka pëlqyer mënyra se si u menaxhua finalja e Superkupës së Europës mes Seviljes dhe Bajern Mynih në Budapest ku të pranishëm ishin mbi 15000 tifozë dhe sinjalet pozitive të marra nga ai eksperiment e shtyjnë që edhe për ndeshjet e radhës në Europë, nga ana e saj të lejojë rikthimin e tifozëve.
o.j/dita
