Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar një bilanc pozitiv ndaj COVID-19 duke mos regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Mësohet se në 24 orë janë konfirmuar 56 raste të reja të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe gjithashtu 69 persona kanë fituar betejën me armikun e padukshëm duke shkuar drejt shërimit.
Ndërkohë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj i drejtohet qytetarëve të Kosovës dhe thotë se së bashku do t’ia dalim. Zamaj thekson se edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve është më e ulët se e të shëruarve.
h.b/dita
