Gëzuar për këtë! Sipas shkencëtarëve birra redukton sëmundjet e zemrës dhe përmirëson shëndetin e trurit.
Birra është një ndër pijet alkolike më të preferuara në botë dhe fatmirësisht për shumë konsumues të rregullt të saj , duket se birra mund të ketë një sërë benefitesh për shëndetin si reduktimin e sëmundjeve të zemrës dhe shëndet mëtë mirë të trurit, kjo sipas shkencëtarëve që e kanë publikuar këtë studim në American Journal of the Medical Sciences.
Ata pretendojnë se birra përmban më shumë protein dhe vitamin B sesa vera, është më e pasur në antioksidantë dhe mund tër eduktojë sëmundjet kardiovaskulare. Sipas studimit përmbajtja e antioksidantëve të birrës është e njëjtë më të verës por antioksidantët specifikë janë të ndryshëm pasi përbërësit e përdorur për prodhimin e birrës përmbajnë flavonide të ndryshëm nga ato që gjenden te rrushi që përdoret për prodhimin e verës.
Fizikantët duhet të jenë të vetëdijshëm mbi faktet që mbështesin benefitet ushqyese dhe të shëndetshme të konsumimit të alkolit si pjesë e një stili jetese të shëndetshëm.
Dietologia Sisi Yip tha për South China Morning Post: “Birra përmban gjurmë sasie të mineraleve si kalciumi, magnezi, selenium, flor dhe silicon. Përveç këtyre birra përmban dhe një sërë polifenolesh që ndihmojnë trupin të luftojë sëmundje të ndryshme.
M.H/ Dita

Sa e pa ditun paskesh kene shkenca para ma shume se 50 vitesh.Kur thoshte me bindje mbi studime shkencore se Birra te krijon dhjamera rreth veshkave duke ulur aftesine funksionale te vete veshkes.Njikohesisht dhe rreth zemres kriojn dhjamra qe jane teper te dameshme ne funksionin e zemres se i pengon elsaticitetin ne luhatjet natyrale tkurruje – zgjerime.Vec ketyne shton dhjamrat ne planc.Ku deformon fizikun e njeriut nga normal ne barkiq.