Lajm i mirë për Çorovodën, Rama publikon pamjet e nënstacionit elektrik

Leda Hysa

 

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga nënstacioni i ri elektrik i Çorovodës. Rama shkruan se për herë të parë në 27 vite ky nënstacion ka siguruar furnizimin pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës.

 “Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë

Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera”, shkruan Rama.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *