NJOFTIMI: Lajm i trishtë për artin shqiptar, ndërron jetë në moshën 70-vjeçare regjisori i njohur Vladimir Kasaj: Pësoi ishemi celebrale

J L

Lajm i trishtë për kinematografinë shqiptare.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare regjisori shqiptar, Vladimir Kasaj.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisorit e kanë bërë me dije familjarët e tij, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 “Të nderuar të afërm dhe miq,  Me trishtim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, bashkëshortit dhe babait Vladimir Kasaj. Varrimi do të bëhet në orën 14.00 në Sharrë duke u nisur nga agjencia funerale Alba 2000, pranë Medresesë, Rruga e Dibrës 302. Vizitat do te kryhen po pranë kësaj agjencie, ditën e martë date 09/11 nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe 16:00 deri ne 20:00. Familja”, shkruan familja në rrjetet sociale.

Mësohet se Kasaj është ndarë nga jeta për shkak të një ishemie celebrale.

Kasaj është autor i shumë filmave artistike e serialeve televizive si ‘Flaka e maleve’, ‘Ditët që sollën pranverën’, ‘Rikonstruksioni’.

Kasaj i takon brezit të regjisoreve të viteve ’70-‘80, ndërsa la pas një prodhimtari të gjerë filmike.

Studimet ai i kreu në Rumani në Akademinë e filmit rumun.

j.l./ dita

Kartal mutlu son

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *