Aspekti i vetëm negativ i ndeshjes së fituar 3-0 të Real Madrid ndaj APOEL gjatë mbrëmjes së mërkurë është padyshim dëmtimi i pësuar i Mateo Kovacic, i cili duhet të dilte nga loja i lënduar në mesin e pjesës së parë.
Tashmë është konfirmuar nga vetë klubi që mesfushori kroat do të qëndrojë larg fushave për rreth 2 muaj.
Ai ka zhvilluar testet gjatë mëngjesit të së enjtes dhe është diagnostikuar me një tërheqje të pjesës së brendshme të kofshës së djathtë.
Ky është një lajm i keq për Zinedine Zidane, i cili do të humbasë një nga lojtarët më të besuar të stolit, që do të thotë se kandidati numër një për mesin e fushës do të jetë Dani Ceballos, gjithmonë nëse një nga lojtarët titullarë të mesfushës do të kenë nevojë për një pushim.
