Lajme të mira për Kombëtaren e Shqipërisë. Arlind Ajeti vazhdon rikuperimin dhe pritet të jetë në fushën e lojës pas dy javësh.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave riaftësimi i mbrojtësit shqiptar pas dëmtimit vazhdon në mënyrën më të mirë.
Futbollisti u dëmtua në stërvitje me Torinon, duke humbur sfidat e para të sezonit në kampionatin italian, por edhe atë të kombëtares kuqezi kundër Maqedonisë në eliminatoret e Botërorit 2018.
Por lajmet e fundit për rikuperimin e shpejtë të Arlind Ajetit qetësojnë De Biazin, i cili pritet të ketë në dispozicion dhe në formën më të mirë mbrojtësin për dy sfidat e ardhshme kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës që do të luhen në fillim të tetorit.
