Lajme të mira nga Italia, bie dukshëm numri i viktimave

redaktor

Italia duket se ka kaluar tashmë valën e parë të “makthit” koronavirus, që e ka paralizuar për pothuajse tre muaj.

Statistikat e sotme tregojnë një rënie të theksuar të viktimave, që në 24 orë te fundit kanë qenë 174, ndërkohë që bien ndjeshëm edhe numri i personave në pavijone te spitaleve dhe në terapi intensive.

Të infektuarit e rinj kanë qenë 1389, pjesa më e madhe në Lombardi, ndërkohë që dje ishin 1900. Totali i të prekurve nga COVID-19 në vendin fqinj shkon në pothuajse 211 mijë persona, ndërsa viktimat totale janë gati 29 mijë.

Ndërkohë, nesër pritet të fillojnë masa lehtësuese për italianët, nga mundësia për të vrapuar në parqet publike dhe të notosh në det, tek rihapja e disa aktiviteteve komerciale, edhe pse mbetet detyrimi i përdorimit të maskave dhe pamundësia për të udhëtuar jashtë rajonit të rezidencës.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *