Teksa ka shumë studime që janë skeptike për rolin e kafeinës në trupin e njeriut, lajme të mira vijnë këtë herë kur shkencëtarët thonë se konsumimi i kafesë i shërben sistemit tonë kardiovaskular.
Tani, shkencëtarët thonë se duke pirë një kafe të fortë në mëngjes mund t’i japë një nxitje shumë të nevojshme ritmit të zemrës, pa i bërë dëm.
Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, të cilët sugjerojnë se njerëzit janë duke humbur disa nga përfitimet e mundshme shënderësore të ushqimeve dhe pijeve që kanë përmbajtje kafeine, si çokollatat.
Dr. Gregory Marcus, pas studimit, sugjeroi se ishte koha që udhëzimet të rishqyrtohen.
“Rekomandimet klinike që këshillojnë të mos konsumohen rregullisht produktet me kafeinë për të parandaluar trazirat e ritmit kardiak të zemrës duhet të rishqytohen, pasi si çokollatë, kafe dhe çaj në fakt mund të japin përfitime kardiovaskulare.

lajm i mire per dembelet e mejhaneve, pijne kafe tere diten dhe numerojne harabela ne shtyllat e korrentit, i fusin nje dore thashetheme per politiken nderkombetare dhe çfare mbetet per ate kombetare ghjersa ngryset dhe pastaj kujtohen qe s’ka buke ne tavoline.