I nderuar z.Kryeredaktor
Duke ndjekur lajmet që japin pa pushim mjetet e ndryshme të informacionit në Shqipëri, njeriu humbet besimin te humanizmi dhe qytetërimi, humbet besimin tek e ardhmja e vendit të tij. Shqiptari sheh e dëgjon pa ndërprerje lajme vrasjeje, përdhunimi, vjedhjeje, grabitjeje të kryera nga njerëz të zakonshëm; sheh e dëgjon kacafytje e veprime të tjera banale të bëra nga gazetarë, opinionistë, komentatorë e gjithfarë njerëzish që dalin e japin moral në televizion; sheh e dëgjon parlamentin, ku ata që mbahen si njerëzit më të ditur e më vlefshëm, që paguhen e mbahen më mirë se cilido tjetër me paratë e këtij populli, veprojnë më keq se rrugaçët; sheh e dëgjon deklarata, dialogë e “batuta” injorantësh që paraqiten si perla zgjuarsie e mendimi; lexon tituj lajmesh të zakonshme dhe prej tyre të krijohet ideja se po kryhen ndeshje jete a vdekje midis kundërshtarësh; lexon komentet e lexuesve dhe sheh se të gjithë janë në luftë me të gjithë, edhe në rastet kur përmbajtja e shkrimit të gazetës, do të duhej të na bashkonte të gjithëve.
Lexoni, për shembull, në qoftë se vazhdojnë të ndodhen në google, komentet e datës 23 qershor në gazetën “Tema”, që bëhen për jetën e Xherdan Shaqirit, të kosovarit-zviceran që i dha fitoren ekipit zviceran, të përbërë kryesisht nga shqiptarë, kundër Serbisë dhe do të bindeni. Të gjitha këto, e shumë të tjera si këto, krijojnë një atmosferë acaruese e pesimizmi, një atmosferë të humbjes së shpresës, një atmosferë mbytëse, një atmosferë që kontribuon në njëfarë mase edhe në përpjekjet që bëjnë shqiptarët për ikjen masive nga atdheu i tyre.
Megjithatë, tek tuk, ndodh që të paraqitet edhe diçka ndryshe, ndonëse nuk para përfillet nga lexuesit. Ata tashmë janë mësuar dhe dashuruar me lajme të trishta, me lajme të ashpra, me lajme përleshjesh, me lajme lufte, të cilat, u kanë hyrë si droga, dhe u kanë krijuar varësi.
Këto ditë, kur po zhvillohet kampionati botëror i futbollit në Rusi, gazta “Tema” on-line dha një lajm, shoqëruar edhe me video, që tregonte tifozët afrikanë senegalezë që, pas mbarimit të ndeshjes dhe boshatisjes së stadiumit (të pa drejtuar nga ndonjë ofiqar i lartë senegalez, i cili të donte të promovonte veten) të mos iknin si gjithë të tjerët, por të qëndronin për të mbledhur mbeturinat që kishin lënë në shkallët e stadiumit shikuesit. Çfarë veprimi qytetar! A mund të mendohet që të bëjnë shqiptarët e Evropës një gjë të ngjashme me këtë që bënë senegalezët e Afrikës? Nuk besoj. Dhe, mburremi pastaj e themi se jemi evropianë!
Po atë ditë, gazeta “Dita” on-line botoi një ndodhi në stadium para fillimit të një ndeshjeje. Ajo jepte pamje dhe shpjegime se si futbollisti spanjoll Piké u ul dhe kapi një zog i vogël që kishte mbetur në fushë para fillimit të ndeshjes. Pasi e kapi, e hodhi në ajër për ta bërë të fluturonte dhe të largohej nga fusha. Zogu fluturoi pak dhe ra prapë aty ku ishte. Pas tij, futbollisti tjetër, Isko, e kapi dhe e nxori jashtë fushës, në mënyrë që të mos e shkelte ndonjë pa dashje. Çfarë veprimi human! A mund të mendohet shqiptari të bëjë një gjë të tillë? Nuk e besoj. Qytetet e Shqipërisë, mund të jenë të vetmet qytetet në botë, ku nuk shikon zogj e pëllumba. Pëllumbat kanë frikë nga shqiptarët. Shqiptarët i vrasin ata!
Të dyja këto lajme, ndonëse u dhanë në gazeta të cilat janë të dalluara për paraqitje komentesh nga lexuesit e për komente të pa censuruara, nuk patën asnjë koment. A do të thotë kjo se lajme të tilla nuk i lexojnë shqiptarët, se këto lajme janë të pa rëndësishme për ta, se këto lajme nuk u bëjnë përshtypje? Them se po. Por, a do të thotë kjo se këto lajme janë të padobishme për ta? Jo, me siguri, përkundrazi, janë të vetmet lajme që janë të dobishme për ta.
Është vërtet trishtuese që mjetet e informacionit publik në përgjithësi nuk kanë leverdi, apo nuk kuptojnë se, përveç të tjerave, kanë edhe një mision edukues dhe pjesa e misionit të tyre edukues është e një rëndësie të jashtëzakonshme për pastrimin e atmosferës tepër ndotëse për psikikën e shqiptarit, të asaj atmosfere që prodhojnë segmente të caktuara të shoqërisë sonë, se edukimi përmes shembujve është edukimi më i mirë e më efikas se, sa më shumë lajme qetësuese dhe sa më pak lajme acaruese të japin, aq më mirë është për ata të cilëve u drejtohen. Lajme të tilla na kthejnë besimin te qytetërimi dhe humanizmi që gati janë zhdukur.
Ilir Hashorva
Kjo shprehje mjerishte nuk ka gjetur vend /misherim nder
Shqiptare .
Dhe kte e dikton qarte edhe shqetesimi i autorit ne kte SHKRIM i cili duhet te Jet nji Alarm
ne kokat e shqiptareve e gjithe shoqerise Shqiptare .
Eshte nji teme shume shqetesuese ,mbi te cilen mundet te flitet aq shume .
Un do mundohem shkrutimishte te shkrauj dicka mbi kte teme shqetesuese per shoqerine Shqiptare .
Ne radhe te pare ,kjo gjendje Alarmante e asaj shoqerie nuk vjen nga hici ,pra eshte dikush qe gjeneron kte situate kritike ,qe ka kapur ate shoqeri shqiptare . Jane politikat e qarqeve te caktuara ,qe
u dynden ne Shqiperi ,fill mbas ndryshimit te sistemeve,qe ne menyre figurative mundet ta krahasojme ,me nji Vale Cunami e cila e ka ulur ne bythe nivelin e shoqerise atij vendi, ne cdo pikepamje dhe ku asnjeri nuk ka bere kto 28-vjet -. dicka kunder
ktij degjenrimi te shoqerise . Faji kryesore dihet tashme eshte shteti i cili nuk i ka interesuar asgje ne se cndodh me shoqerine ,ose ka qen mbeshtetes i ktij degjenrimi total ,ose ky sot qe s’ka asgje nen kontroll ,por as nuk ja ka idene se ku ndodhet ,ne cfar niveli degradues ndodhet shoqeria shqiptare sot .
Politikat e ktuyre 28-bjeteve o kann sherbyer injorances se shoqerise e radikalitetit te tij ,sepse
keshtu i ka interesuar atyre ,qe Diktojne ne Shqiperi ,
qe ndertojne kulte fetare si e sa te Duan etj etj qe te gjithe i kuptojme qarte .
Pra tema eshte aq shume e gjere ku secili gjen sigurishte ,dicka per ta bere te qarte .
Dhuna jovetem ajo mentale ,nxitet ne menyre panderprere nga Politikanet .
Retorika e politikanit ndikon direkt ne Kulturen ne sjelle e komunikim te qytetarit .
Ose ndryshe . Do te njohesh Kulturen e X populli
degjo si debatojne e diskutojne Politikanet !!!
Pra shoqeria shqiptare (jona) realishte ka shume per te bere , (edhe pse , problemi mbetet gjithmon se kush do ta beje ate qe duhet bere ne ate shoqeri )
ka shume per te mesuar se si e qysh te dale
nga ajo grope ,qe mundet ti kushtoje edhe jeten .
Shqiptari duhet te mesoje ,se forca e vertete e njeriut ,
+nuk eshte dhuna mentale e fizike ,arroganca ,fyrjet ,histeria kolektive etj etj ,
qe kane te bejne me dhune e perdorur ne komunikim e kudo , pra mesoje se Forca e vertete e Njeriut , qendron ne ate se, ti …duhet ngrihesh ne kembe
atehere kur ke rene per Toke .
Shqiperia ,shoqeria Shqiptare (pothuaj e cdo brezi )
s’ka bere asnjiher nji analize shkencore ,mbi gjithcka
ka te beje me sjelljet ,komúnikimin etj etj per ti riparuar ato ne te ardhmen ,me qellim hecja perpara e shoqerise .
Shqiptaret ,gjate gjithe kohes (Historikishte) ,kann par ne Euforine e tyre prej Trimi kokeDerr/ koke forti te pakontrolluar , duke mos par asnjiher ,ne asnji Epoke te Historis se tij ,ne dobesite e tij ,duke mos riparuar dot asnjiher , te metat e tij si popull !!!
Dhe pikerishte kjo , ka kontribuar shume ,ne ate qe ne
jemi sot vs ksaj Bote .
Ne Shqiperi mjerishte s’exziston nji ndergjegje e Sjoqerise ,si ka ne vendet e shoqeri te konsoliduara si ajo europiane ,sepse akoma ne Shqiperi s’exziston nji e tille .pra nji e ashtuqujtur shoqeri …!
Te varfer ne memndime ,
te varfer ne ndjenja ,
te varfer ne shprehje ,
te varfer ne deshira,
te varfer ne qytetari ,
te varfer ne ndergjegje ,
te pasur ne injoranc
ndjer komode ne Marrezin e tyre
te quajtur Turma idiote
Z. Ilir, me bere te kujtoj nje artikull te pas viteve ’90, qe fliste per te keqijat e pasmonizmit, per semundjet e kapitalizmit ne vendin tone. Une per vete e diskutova me koleget e mi mesues si nje shkrim shume te mire, duke insistuar qe t’i dalim para se keqes qe po e rrezikonte popullin tone.
Me vjen keq te konstatoj ne keto mbi 25 vite qe e keqja tani eshte bere, por edhe me keq po e bejne mjetet e i nformimit: vetem ZI shihet ne Median e shkruar dhe vizive… Po ç’te bejme, o zoti Ilir? Na mbyti kapitalizmi apo na mbyti injoranca? Edhe ata qe pershkruan per mire ne artikullin tuaj ne vende kapitaliste jetojne, por ja qe japin shenja shprese te mire, te shpirtit te dashur njerezor.
Si mendoni ju, o Njerez?