Lajmërohet mbledhja e Komisionit të reformës

Dita

Edhe pse javën e kaluar forcat politike ranë dakord qe 7 ligjet e reformës ne drejtësi te miratohen ne shtator, parlamenti mund te mblidhet serish kete jave per te kaluar ligjin e Vetingut.

Anëtareve te Komisionit te posaçëm per reformën ne drejtësi iu ka mbërritur nje email qe i lajmëron se ditën e mërkure mund te këtë nje mbledhje te Komisionit te posaçëm per te shqyrtuar ligjin e Vetingut, duke lëne te hapur mundësinë qe këtë jave deputetet te mblidhen serish ne seance plenare per te votuar këtë draft, raporton Vizion Plus.

Por ne gjykimin e opozitës nga pikëpamja kushtetuese, kjo është e pamundur. Burime pranë PD sqarojnë se asnjë ligj qe ka lidhje me reformën ne drejtësi, nuk mund te miratohet pa hyre ne fuqi ndryshimet qe sapo kane marre firmën e Presidentit, pasi mungon baza kushtetuese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *