Pak orë pasi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, tha se bashkia nuk merret me politikë, zëvendësja e tij, Jorida Tabaku, ka sulmuar kreun e opozitës, Edi Rama, nga selia e PD-së. Tabaku ka thënë se Rama ka frikë nga humbja spektakolare e pësuar në Tiranë gjatë zgjedhjeve vendore dhe për këtë arsye ka vendosur që mos të kandidojë në Tiranë. Sipas saj, qytetarët e Tiranës nuk mund të harrojnë gjithë premtimet e pambajtura nga Rama në 8 vjet dhe ai për këtë arsye ka vendosur që mos të kandidojë në kryeqytet.
“Rama kërkon të shmangë kandidimin në Tiranë, pasi nuk u kthen dot përgjigje kryeqytetasve pse e dogji Tiranën me 21 janar, lejet e ndërtimit që ka firmosur në kundërshtim me ligjin, pallatin e bashkëshortes së tij, zhdukja e terreneve të gjelbërta, parqeve të lojrave apo rrugëve të shtruara që u ka dalë asfalti elektoral. Qytetarët nuk e harrojnë ish- kryetarin e tyre që u deklaroi se nuk merret me punësimin, as bizneset nuk harrojnë dyfishimin e taksave” deklaroi Tabaku në një konferencë shtypi.
Tabaku ka thënë se asnjë qytet apo komunë në Shqipëri nuk do ta donte kandidimin e Ramës, duke qenë se sipas saj, ai ngado që shkon, ai ndjell vetëm humbje. Lajmi për kandidimin e Edi Ramës në Vlorë së pari është botuar në gazetën Dita dhe ndodhet mëposhtë…
***
Edi Rama do jetë deputet i Vlorës
Edi Rama deshiron të kandidojë për deputet në Vlorë. Burime nga selia rozë bëjnë me dije se lideri i opozitës me shume gjasa ka zgjedhur të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës. Kjo është hera e parë që kryesocialisti kandidon për deputet, pasi në zgjedhjet e vitit 2009, ai preferoi të mbante postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe të mos ishte në listën e kandidatëve. Kandidimin e tij Rama e theksoi dhe gjatë ditës së djeshme, kur zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. “Në sistemin e sotëm pjesa më e madhe e atyre që janë në parlament, janë deputetë automatikisht. Sepse gara zhvillohet mes palëve, dhe numri i deputetëve që janë mes hapësirës politike, është një numër i kufizuar. Unë patjetër do jem deputet si shumë të tjerë në skuadrën tonë kombëtare”, tha Rama. Po ashtu, Rama ka theksuar edhe faktin që ministrat e qeverisë socialiste nuk mund të mbajnë dy poste, duke u detyruar të japin dorëheqje nga mandati i deputetit. Pikëpyetjet lidhen me vetë zotin Rama, nëse do të lërë mandatin pasi të zgjidhet kryeministër, apo do t’i mbajë të dyja?! Po t’i referohesh historisë familjare të zotit Rama, ai rezulton se është gjysmë vlonjat, duke qenë se e ëma e tij, Aneta, është nga fshati Vuno. Në zgjedhjet e 23 qershorit, edhe kreu i mazhorancës nuk do të kandidojë në Tiranë. Në korridoret e selisë blu ka filluar të flitet se zoti Berisha do të jetë kandidat në qarkun e Durrësit, duke tentuar që të luftojë fort në atë qark, që në vitin 2009 ishte në favor të së djathtës. Në fakt, përveç kësaj, largimi i Berishës nga qarku i Tiranës lidhet dhe me humbjen spektakolare që bëri në zonën e tij në Kavajë, kur dy vjet më parë bashkia e këtij qyteti u fitua nga socialistët. Berisha është deputet i atij qyteti dhe humbja e ka detyruar të zhvendoset drejt Durrësit, për të mos përsëritur një humbje tjetër më 23 qershor.

Me gjithe super vjedhjen e bere ne Tirane, me +91 vota qe mori bashkine e Tiranes PD e quan fitore spektakolare !!!???. Po fitoren ne Kavaje te PS cfare e quan. Ai burri trim me antiplumb nuk garon dot ne Kavaje, se nuk ka breke ANTIPLUMB. Z. Tabak letre higjenike, merru me militantet e PD ne Bashki dhe perla ndonje lek, po te kesh fakte per korrupsion per Edin, dorzo padi te Kryeprokurori i PD z. Kosimeuje dhe mos llap me. Te gjitha ambjenetet t e gjelberuara, nga blloku Vasil Shanto, Kombinat e Kinostudio etj qe trasheguat Nga Edi i keni zaptuar me kafene e pijetore. Tani beni projekte me Lulzimen per te bere lulishte taracat e pallateve
Bujar Nishani dhe filozofi i ri president,Berisha emeron presidentin dhe ai kthehet ne Berishe i vogel.
Kryetari i Bashkise Tirane duhet te mate mire bythen me keshillin e ri bashkiak. E di fort mire ai se c do te thote te mos keshe keshillin bashkiak me vete, e di ai se cfare ka mbjelle do te korre.
Kush e ka mik apo shok duhet ti jape nje keshille mos u fut ne PS dhe me mire jep dorheqjen se sa te behesh ferre e qytetit te Tiranes.
Tiranen se ke pase se ke dhe s do e keshe kurre.
Po ne vlore ckerkove o Z.Rama??? Apo ske faj se eshte hera e pare qe do behesh deputet dhe nuk di ku te ngulesh. Po ta shikosh ne nje menyre tjeter ju keni te drejte per kete zgjedhje,sepse pasi ta dhane pergjigjen qytetaret e tiranes dhe elektorati jot me 8 maj nuk kishe ku te shkoje tjeter pervecse ne vlore,ne basjonin tuaj.
kudo qe te shkosh o Edvin nuk ke per te fituar. Mundohu sa te duash, kur humbe Tiranen qe gjoja e kishe te sigurt fitoren, nuk ka rreth ne Shqiperi qe te merr persiper. Per mendimin tim kandito ne Skrapar se mbase e merr. Apo harrova duhet te hysh me pashaportizim se ashtu e ka bere Iliri. Mendohu ke kohe dhe nja 4 vjet te tjera.
ela pyete pak kapedani tend te semurin mendor saliun pse pas 22 vjetesh nuk kandidon me ne kavaje ja vune shkelmin ne fyt lokut vicidolit tani po kandidon ne durres se keneten e ka te mbushur plot me diversantet e tij shko moj ela se te iku orari i mjelies se lopes car harxhohesh kot ketu …
Ela, shko laj ndnje pjate e merr paret si militante se nuk je per asnje gje tjeter zotrote.As per leshte….
Mos u ngacmoni me Skrapallinjte dhe mos beni dasi se Shqiperia eshte e te gjitheve nga jugu ne veri. Po pate ndonje kruarje shko, ne Skrapar, se rakine dhe ate tjetrin e kane te forte jane njerez shume mikprites do te ikesh shume e kenaqurt.
Hajde se “mercenare” kane qene gjithe jeten. Dikur i zbriti Enveri ne qytete per te mbajtur diktaturen e tij dhe sot prape PS=PPSH mbeshtesin skrapalinjte.
Ajo tabaku e Pd apo bashkise se Lulit vetem perdorimin e llapes mund ta perdor me se miri. Tani ka filluar te llapis per Edin;) kujdes me edin se eshte i gjate do lodhesh…pasi me lulin deshtove se eshte gay.
Nuk me pelqen deklarata e kesaj idiotes militante.Eshte e nxituar dhe servile.Kam simpati per Bashen si politikan dhe per mua eshte e ardhmja e PDse dhe politikes shqiptare,Packa se e dime qe bashkine e fitoi me hile.Basha nuk duhet te konfliktohet me PS dhe LSI por duhet te afrohet dhe te bashkepunoje ne nje fryme te re politike pa konflikte.Berisha do iki ne Qershor dhe ai nuk ka maxhorancen ne Keshillin Bashkiak.Po vazhdoi me konflikte do kete vetem humbje.Shpresoj te jete ai kryetar i ardhshem i PD sepse realisht mendoj qe me Ramen kryeminister dhe Bashen kryetar te opozites sistemi politik do funksionoje me mire ne vendin tone.Mjaft me politakane te vjeter dhe mentalitet komunist qe sjell vetem urrejtje.23 VJET JANE SHUME
Kandidon ne Vlore qe ta kete te sigurte sepse vlonjatet jane 95% me PS.