Policët francezë kanë hapur zjarr pranë një supermarketi në perëndim të Parisit, pasi një person mashkull qëlloi disa herë me armë në brendësi të objektit.
Sipas raporteve paraprake i dyshuari besohet se është rreth 70 vjeç. Deri më tani raportohen dy persona të plagosur rëndë.
Mediat vendase theksojnë se personi i dyshuar hyri ne supermarketin në zonën e Le Port-Marly, me një armë gjahu me të cilën ka shtënë ndaj dy personave.
Mendohet se pas ardhjes së forcave të rendit i dyshuari është larguar dhe është strehuar në një ndërtesë aty pranë.
Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që 70 vjeçari kryen akte dhune dhe incidente të ngjashme. Aktualisht policia është në kërkim të atentatorit.
