Deri në 24 mijë dollarë arrinte çmimi dërgimi i një personi për në SHBA, ku 16 persona të akuzuar për trafik njerëzor u arrestuan dje, nga një operacion i zhvilluar në 6 rrethe. Policia ekzekutoi urdhër-ndalimet e prokurorisë dhe vendimet e gjykatave, kur mësyu dje në Tiranё, Kavajё, Shkodёr, Malёsi e Madhe, Durrёs dhe Elbasan. Nga Drejtoria e Forcёs sё Posaçme Operacionale dhe Drejtoria e Policisё sё Qarkut Shkodёr, gjatё 24 orёve tё fundit u ekzekutuan 10 urdhёra ndalimi nё Tiranё dhe 5 urdhёra ndalimi nё Shkodёr. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda, nё kuadёr tё njё hetimi intensiv dhe profesional tё shtrirё nё harkun kohor tё rreth 4 muajve, duke shkёmbyer informacion tё vazhdueshёm me agjencitё ligjzbatuese Amerikane. Të arrestuarit varionin nga 40 deri në 60 vjeç dhe secili kishte rolin e tij në këtë grup të strukturuar kriminal, pasi secili ecte sipas planit të gjetjes së klientëve, grumbullimit të tyre dhe më pas dërgimit për në SHBA.
Hetimet
Nё momentin e ndalimit shtetasit maqedonas Nertil Perzvizi, i ёshtё sekuestruar sasia prej 58.500 dollarё, ndёrkohё shtetasit Zaim Hysenbelliu iu gjet e sekuestrua sasia prej 10.150 dollarё. Ndërkaq, shtetasit Nikollё Kalaj, gjatё kontrollit nё banesё i ёshtё gjetur e sekuestruar njё armё zjarri automatik dhe njё sasi municioni luftarak. Nga hetimet e kryera nga Drejtoria e Forcёs sё Posaçme Operacionale nё bashkёpunim me Drejtorinё e Policisё sё Qarkut Shkodёr dhe Prokurorinё pёr Krime tё Rёnda dhe nga shkёmbimi i informacionit me autoritetet ligjzbatuese Amerikane, ka rezultuar se kёta shtetas nё bashkёpunim me njёri tjetrin kanё organizuar e realizuar kontrabandimin e shtetasve shqiptarё nё drejtim tё SHBA-sё kundrejt fitimit, qё varionte deri nё 24.000 dollarё pёr person. Bazuar nё materialet hetimore tё grumbulluara nё kuadёr tё kёtij hetimi nga ana e Gjykatёs pёr Krime tё Rёnda ёshtё vendosur masa e sigurisё “arrest nё burg” ndaj kёtyre shtetasve. Ata kishin kohë që operonin në këtë linjë trafiku dhe deri më sot kanë nisur deri në 50 persona. Sinjalimi për këtë trafik është bërë nga FBI-ja, që ka vënë në lëvizje Prokurorinë Shqiptare për të hetuar të përfshirët në këtë trafik. Skema e trafikut ishte Tiranë-Maqedoni e më tej nga Maqedonia në Bullgari, ku pajiseshin me dokumenta bullgare të rreme dhe më pas dërgoheshin në Meksikë. Prej Meksikës, hynin në territorin e SHBA-ve, në rrugë klandestine.
- Pashko Jak Nilaj, vjeç 52, banues nё Kamicё, Malёsi e Madhe
- Prel Maç Micaj, vjeç 60, banues nё Bajzё Malёsi e Madhe
- Ali Bajram Metvelaj, vjeç 53, banues nё Koplik Malёsi e Madhe Shkodёr
- Gjergj Nik Martinaj vjeç 49, banues nё Shkodёr
- Filip Gjergj Kertunga, vjeç 55, banues nё Velipojё Shkodёr
- Fatmir Zyhdi Bakalli, vjeç 53, banues nё Tiranё
- Enver Karaj, vjeç 50, banues nё Shkozё Tiranё
- Fatos (Dashnor) Osmen Fasko, vjeç 44, banues nё Fier
- Nertil Axhem Pervizi, vjeç 40, banues nё Delogozhd, Strugё Maqedoni
- Fatmir Rasim Flaga, vjeç 58, banues nё Tiranё
- Nikoll Pal Kolaj vjeç 49, lindur nё Puke dhe banues nё Tiranё
- Zaim Ferit Hysenbelliu, vjeç 53, banues nё Tiranё
- Durim Fuat Koxha, vjeç 56, banues nё Tiranё
- Gezim Idriz Tafaj, vjeç 44, lindur nё Viçidol dhe banues nё Tiranё,
- Alfred Xhezmi Myrtaj,vjeç 50, banues nё Tiranё

“Operacioni” ka per qellim spostimin e vemendjes nga ngjarja e Divjakes.
Shume mire, bravo çuna, tani Tajarja (apo Tahirja…) qe menaxhon linjen Lazarat-Divjake-Milano le te beje te njohur emrat e tyre …. me te tjerat merrent shoket e partise te cilet jane ne lidhje direkte me pilotin italian…. ate qe ben rrugen Divjakë-plazh….
Qenke nje miop per te mos thene dicka tjeter .
Lajm i gezueshem.
Ja keshtu i ngushtohet perdite rrethi nahijes kusaro-kriminale te dr.dhjeramanit.
Kesaj i thone “pordhe me rigon lazarati”
kta jane burra zotni… nuk kan mashtrua nuk kan vjell aSIGJA .nuk kan drogua kurrken … nuk i kan ba asigja te keqe kujt…..kta i kan cua njerzit me punu me jetua … per jete ma te mire….
Po ju qe thoni brravo pa dit kujt i thoni brrovo.ju nuk e dini qe ata 80persoma qe kan ik ne amerik.secili nga ata ka nga 3ose4 familjar me vite ne usa.por ju elle atyre qe kan padit esht me u a qi rropt se keni fik 80 familje nga vermoshi,,e per vota vijn policia e bejn presjon jepja votat edit ose saliut,duke ber presion psikologjik nen kercenimin e armes,jetojn mbi 1200 metra mbi nivelin e detit ku nuk ka drita as rrug as spitale.per kete arsye ikin ne usa atje kan gjet demokraci e mbeshtetje .prandaj te arrestuarit nuk kan zhvatur as vjellur as ber asnje krim ,ishalla lirohen e ndihmojn elle tjer