(Përditësim) Vendos t’i japë fund “aventurës” së tij vetëvrasëse një i ri nga Tirana. Ngjarja e pazakontë ndodhi rreth orës 22:00 kur një 30-vjeçar kërcënoi se do të hidhej nga kati i 13-të i një pallati në Fushën e Aviacionit. Policia e cila mbërriti në vendngjarje, negocioi me të për të bërë të mundur zbritjen e tij nga pallati. Nga informacionet e para u bë e ditur se i riu ishte në gjendje depresioni pas ndarjes me të dashurën. Zona u rrethua nga uniformat blu dhe vetëm pas rreth një ore diskutimi, 30-vjeçari vendosi që të zbriste nga pallati…