Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sherri me thika e sende të forta ndërmjet disa të rinjve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta në zonën e “Kodrës së priftit” në Tiranë, ku ka mbetur i vdekur shtetasi Gjergji Prenga, 17 vjeç. Viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Ushtarak. Mësohet që i plagosur është Julian Frroku, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arritur të arrestojë të riun F.Ndoja, i cili dyshohet të jetë njëri nga autorët e përfshirë në këtë krim.
Nga veprimet e para hetimore, mësohet se sherri ka nisur për shkaqe banale.
