Panorama pas zgjedhore për Partinë Demokratike, është krejt e çuditshme dhe qesharake. Nga bedenat e saj vazhdohet të hidhen pafundësisht shashka tymuese për të krijuar një pështjellim masiv që të gjithë të ndihen të trullosur dhe të mos e kuptojnë nëse janë ende në betejë, apo gjithçka ka mbaruar, nëse janë zgjuar apo në ëndërr. Është një nga ato çaste ku jo vetëm ithtarët e PD-së, por edhe kupola e saj, kanë frikë të zgjohen dhe luten deri në përgjërim:Ëndërr mos më ikë! Me keq akoma, duket se ende “çetat” e saj vazhdojnë të jenë tutje nëpër llogore, skajeve të largëta, në frontin e betejës dhe nuk po gjejnë dot mundësinë të njoftojnë shtabin qendror, nëse beteja ka përfunduar apo vazhdon dhe për ca kohë. Në këtë Shqipëri, ”dixhitale” siç thuhet shpesh me humor, po ndodhë si në betejat e shekujve më parë, ku askush nuk mundet të dërgojë haber se beteja mbaroi si mos më keq, apo edhe nga qendra nuk po mundësohet dërgimi i një fermani, ku të pranohet qartësisht shpartallimi dhe ata “qëndrestarët” e betejës, të grumbullojnë çfarë u ka mbetur e kokulur të kthehen nga “lufta”. Nga ajo që vërehet, nuk kuptohet qartë nëse kemi të bëjmë me një hutim kolektiv, nga ajo që prodhuan zgjedhjet, gjë që do të ishte e gjykueshme, apo këta humbës të mëdhenj kanë flakur tej edhe grimcat e fundit të moralit dhe tani të kthyer në ca prijës të vegjël katundesh, mundohen ta kthejnë humbjen në “fitore”, apo më së paku ta fshehin atë.
Dalja publike ish kryetarit të PD-së, tej mitizimit irracional që po i bënë turma e pafund e ithtarëve, nuk prodhoi asgjë racionale në lidhje me përmbysjen e ndodhur në 23 Qershor 2013. Ata rreken të thonë pa u lodhur se ai iku dhe ky është një veprim madhor i tij, por nuk janë në gjendje të thonë se në këtë situatë, çfarë mund të bënte tjetër ai veç ikjes. Kur dikush bënë të vetmen gjë që i ka mbetur, vërtet ai mundet të shmangë aventurën, por kurrsesi ky nuk mund të quhet akt madhor, por thjesht si i vetmi veprim që diktojnë rrethanat e krijuara.
Nëse për një moment në atë fjalim të gjatë, nuk do të kishim dëgjuar një gjysmë fjalie të tij, ku ai foli për përgjegjësi personale, por do të ndiqnim pjesën tjetër, përshtypja e padiskutueshme që do të krijohej do të ishte se atë fjalim, as më shumë e as më pak, mund ta mbante çdo fitues i zgjedhjeve, por natyrisht jo Edi Rama, sepse siç u pa, ai ka një mënyrë të foluri krejt ndryshe në fitore. Ish kryetari i Partisë Demokratike, nuk duhet t’i jepte atë ton fjalimit të tij, sepse në ato momente nuk duhet të mendonte vetëm atë turmë që qante për të, ku kishte njerëz të thjeshtë e nëpunës, artistë dhe gazetare, (artistë dhe gazetare që qajnë për prijësin, çfarë ironie! Por ndoshta mirë bënë, sepse shumë prej tyre nuk e kanë pasur mundësinë e pjesëmarrjes në një lebetitje të madhe thuajse tridhjetë vite më parë!). Ai duhet të kishte menduar se atë fjalim ishte duke e dëgjuar edhe dikush, që as e ka urryer dhe as e ka pasur ithtarë atë, por duke folur vetëm për fitore, ky fjalim do ta vinte në siklet të madh.
Nëse ai kishte votuar kundër tij, ndoshta natyrshëm do t’i thoshte, mos ik! Pse duhet të ikësh me kaq shumë suksese!? Veç sa më lart, nëse vërtet do të ishim para një humbje dhe një ikje, nëpër analizat që bëhen, qëllimisht shpesh harrohet edhe një fakt tjetër. Ai do të jetë aty, sepse “ka merak” sa të zgjidhet lideri i ri i PD-së. Nga ky veprim nuk kuptohet pse kjo parti, e cila do të synojë fitoren në vijim, duhet të vazhdojë të jetë peng i një humbësi. Dihet se mënyra si e drejtoi ai, e çoi Partinë Demokratike në humbje, edhe mënyra si do zgjedhë ai udhëheqjen e saj, do ta çojë padyshim në humbje, por me këtë “merak” për të qëndruar, nuk kuptohet nëse ia e ka marrë vesh apo jo që është humbësi më i madh. Ai duhet ta ndajë mendjen, ose duhet të iki si një shembull “perëndimor”, siç u pëlqen ta quajnë ithtarët e tij, ose të mos iki, duke bërë sikur ikën, ose të thotë se ende nuk e ka kuptuar se ka humbur.
Kjo nuk ishte vetëm humbja ish kryetarit të PD-së, por edhe e të tjerëve që vijnë pas tij. Përjetimi, apo reflektimi që po manifestojnë ata në ditët pas zgjedhjeve, shkon tej kufijve të qesharakes. Të turpëruar si ata në të gjitha zonat e tyre pa asnjë përjashtim, herë publikisht e herë nga skutat e rrjeteve virtuale, askush prej tyre nuk flet për humbje, sikur ajo të mos ketë ndodhur. Askush prej tyre nuk ndjen aspak përgjegjësi që të shpjegojë minimalisht, ku i humbi radhët e pafund me demokratë.
Madje më keq akoma, askush prej tyre nuk jep shenjën më minimale se e ka kuptuar që ka humbur. U dëgjua si një zë i vetmuar në shkretëtirë, zoti Mustafaj që tha se kapardisja e ministrave pas katastrofës elektorale është fyese, por zotit Mustafaj nuk ia pati ngenë askush që ta dëgjojë. Ndoshta ata edhe e dinë se çfarë kanë pësuar, ndoshta për arsyet e tyre, mundohen që ta fshehin, ndoshta edhe nuk e kanë marrë vesh ende, por ata nuk thonë asgjë nga këto.
E vetmja gjë që thonë është shprehja se do të jenë për jetë jetëve me “prijësin”, duke harruar se ata nuk janë atje ku janë për këtë besnikëri, por për tjetër gjë. Është momenti që ta kuptojnë se kanë ndodhur shumë ndryshime për pak ditë dhe ta pranojnë sa e thellë është humbja, duke reflektuar rreth saj. Është momenti që ta kuptojnë se “prijësi” ka ikur dhe e vetmja “besnikëri” që do të duhet të mbajnë ndaj tij në vijim, është thjesht njerëzore, ose dhe mund të vazhdojnë të jenë me të, duke ikur bashkë me të. Është momenti të mos bëjnë “strucin”, por ta shohin në sy atë që ka ndodhur, duke thënë pa ekuivok: U mundëm! Ky nuk është fundi i botës.
Më tej akoma, segmente të caktuara brenda PD-së, të udhëzuar nuk dihet se nga kush, të gjithë asaj që ndodhi i japin një drejtim thellësisht banal. Duke e lexuar makiavelisht mbrapsht votën e popullit, ata thonë se ky popull që mori nga partia demokratike, rrugë, tunele, shkolla, hyrjen në NATO-në, etj, nuk u tregua aspak dinjitoz, i zgjuar dhe i besës në këto votime! Ta trajtosh popullin kështu, do të thotë se ende je nën mentalitetin e dikurshëm dhe se për këtë popull partitë apo partia, janë dielli, ajri dhe uji. Ta trajtosh popullin tënd kështu, është një arsye më shumë për të humbur.
Si përfundim, mund të themi se vërtet Partia Demokratike tani nuk ka çfarë i bën humbjes, por ajo ka në dorë dinjitetin e pas humbjes dhe që ta manifestojë këtë dinjitet, duhet të pranojë dhe të thotë hapur se humbi. Nëse edhe pas kësaj, manifestohen shenja se humbja shihet si gjysmë humbje, si gjysmë fitore, apo lihet në harresë, tek kjo parti duhet të dalë dikush e të lëshojë klithmën se në këto zgjedhje Partia Demokratike “theu qafën” vërtet! Vetëm kështu kjo parti do të ulet me këmbë në tokë.

as idhetaret e E.hoxhes kur vdiq nuk kane bere keshtu turp per p.d
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=432082726890959&set=a.396406553791910.1073741828.396392290460003&type=1&theater
O zote na dha lamtumiren udhheqesi i Partise,nau prishen strofkat ishime mesuar mire,ku ka korrupsion ka edhe………o zote c’na gjeti…….jane lote interesi, jo lote per Salin.
Parti e peshtirosur. Ne zgjedhjet e ardhshme opozite do jete LSI-ja. PD e dallkaukve ka marre fund
Nëse PD nuk heq dorë nga filozifia përçarërse dhe urrejtja ndërnjerëzore, shumë shpejt do i perkasë historisë.
PD u kap shpejt që në fillimet e saj nga Serbia e Millosheviçit për të kontrolluar/sabotuar rebelimin kosovar. Për të përmbushur këtë mision PD duhej të përçante Shqipërinë nëpërmjet diskriminimit njerëzorë dhe urrejtjes.
Si asnjë parti tjetër post-komuniste në lindje, PD i mëshoi fort linjës selektivie njerëzore mbi baza artificiale politike, duke i ofenduar zyrtarisht shqiptarët, kur filloi ti etiketonte si komunistë (megjithëse kreu i saj kishte qenë nomeklaturë e lartë e PP-s).
Edhe simboli i dy gishtave u propozua nga Serbia, përsëri në vijim të politikës përçarëse, që kush ngrinte dy gishtat ishte i mirë, dhe ata qe s’i ngrinin ishin negativë – diskriminim klasik.
Për histori, të gjitha shenjat me duar që kanë përdorur liderët shqiptarë ndër dekada janë sugjeruar nga Serbia. Që nga dora e Ahmet Zogut, grushti i Enver Hoxhës, e gishtat e Sali Berishës.
* * *
Rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit zbuloi faktin se të gjitha zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri janë manipuluar. PD kurrë s’ka fituar pas ’92-it, sepse racizmi që ushtronte kundër shumicës e bënte atë natyrshëm grup të pakicës.
Më 23 qershor Sali Berisha u dorëzua pa bërë manipulim jo sepse synoi të përmbushte standartet (për të cilat s’e çau kurrë kokën), por sepse Serbia më në fund hoqi dorë nga menaxhimi i fshehtë i Shqipërisë, dhe urdhëroi njerëzit e saj në Shqipëri që misioni kishte përfunduar.
Në të njëjtën datë (24 qershor), në shkëmbim të lëshimit të Shqipërisë, BE i ofroi Serbisë statusin e anëtarësimit në union. Në të njëjtën datë gjithashtu (24 qershor) serbët e Veriut në Kosovë hoqën barrikadat nga rrugët e Mitrovicës. Në të njëjtën datë gjithashtu (24 qershor) Kosova morri ftesën e BE-s për MSA-n. Rastësi? Jo kur vjen puna në marrëdhëniet shqiptaro – serbe.
Prej 100 vjetësh Serbia e mbante Shqipërinë të mbërthyer prej gryke, duke i kompromentuar lidershipin shtetërorë dhe eleminuar të pakompromentuarit. Essad Toptani ishte i pari 007 serb… Berisha i fundit.
Normalisht pas çlirimit të Kosovës, Serbia nuk kishte më interes ta mbante peng Shqipërinë, por gjithsesi e mbajti edhe për 17 vjet të tjera, si presion për të përmbushur rrugën e saj drejt BE-s.
Sot, pas 23 qershorit, Shqipëria mund të konsiderohet zyrtarisht e faktikisht e çliruar nga menaxhimi i fshehtë serb. Pikërisht për këtë arësye Berisha bëri thirrje për një fillim të ri ne PD, që nënkupton braktisjen e politikës diskriminuese, dhe hapjen e partise për të gjithë shoqërinë. Po a nuk është pak si vonë…?
Gjesti me qesharak dhe idiot i ketyre ndodhive te fundit jane furtunat e loteve.Fati i shitesave te cikerrimave.Kane shitur si asnjehere facoleta.urime Sokrat per shkrimin e radhes
Keta qajne se do te humbin privilegjet,sepse hyjne ne pjesen me te felliqur te shoqerise shqiptatare.Te futesh ne shpellen blu duhet ti besh te gjitha poshtersite.
Nje skenar me regjisure te Sali Berishes : Mblidhen militante ( gjithe te privilegjuarit ), brohorasin, ulerasin , lotojne me te madhe sikur kishte vdekur ” prijesi ” i tyre Sali Berisha !!!
Sali Berisha perpiqet qe te justifikoje humbjen e thelle, por edhe ne se humbi ,eshte normale : Vdiq Enver Hoxha , qame e qame , sa edhe Sali Berisha qau sa plasi, se ishte ne folene e bllokut, po me mire u be me pas: Triumfoi demokracia ne Shqiperi. Humbi Fatos Nano, nuk u be kiameti dhe nuk qau njeri. Po humbi Sali Berisha, i gjalle ne mes te te gjalleve,perse te derdhim aq shume lot. Do te jete dhe do te behet me mire.Por ky skenar i Sali Berishes , bie era mashtrim, hipokrizi, kundermon ere me e peshtire per te ardhmen: Sali Berisha nuk iken. Ai mbetet nje hije e zeze ne sofren politike. Ai duhet qare me te vertete , me oi,oi , oi !
…njerez te neveritshem…kur i shikon te vjen te perzier….cfare turpi..!
Majakovski i pershtatur :
Partia dhe Saliu
binjake qe historia si nene qe i lindi
u dha pavdeksesine
Kur themi Partia nenkuptojme Saliun
Kur themi Sali
Nenkuptojme Partine…..!
Qafshi koken e vrafshi veten perSaliun ! Femra dhe qenie te pa orjentuara. Turp qe jeni rritur ne demokraci. Qafshi edhe Jozefinen .
Si gjithnjë, shkrimi i Sokratit i goditur.
Bravo …@tani…ke kapur faktet historike ashtu siç kanë ndodhur vërtetë! Gjithnjë politika shqiptare ka vepruar nën kujdestarinë e kulisave serbe. Por mendoj se ishte populli që dha rezultatin dhe jo Berisha. Berisha siç e kemi kuptuar dhe e diskutojmë të gjithë e pranoi si të vetmen zgjidhje në një situatë kur humbja qe e këtyre përmasave. Të marrë 70% vota kundër, do të thotë se nuk gëzon më mbështetjen në popull. Këtë rrezik nuk kishte si ta merrte përsipër as ai, as edhe Serbia. Çdo gjë pastaj hap rrugën për veprime diplomatike, që ne njerzëzit pa pushtet nuk mund ti shohim dot. Veprimet diplomatike asnjëherë nuk kryhen hapur në dritën e diellit. Diplomacia ka analet e saj prapa skenës. Aty në prapaskenë, merret vesh se kush e do vendin e tij, e kush jo. Kush është gati ta shesë gjoja për interesa të paqes në rajon, e kush është gati ta kundërshtojë për interesa të vendit të tij. Fatkeqësisht me sa ka ndodhur deri më 23 qershor 2013 në Shqipëri, nuk kemi parë udhëheqësit tanë të kenë vepruar dhe aq në interes të Shqipërisë. Shpresojmë që kjo të ndryshojë tashmë, sepse aleanca e majtë e ka të qartë se vota qytetare nuk ishte thjesht dhe vetëm kundër individit por edhe veprimeve që ky individ ka kryer me pushtetitn e tij. Veprime së pari kundër çdo zëri që vinte nga populli. Veprime kundër çdo kundërshtari që mendonte ndryshe. Veprime kundër çdo intelektuali që e këshillonte ndryshe. Mendoj se ky individ nuk ka për të ndryshuar kurrë as me dorëheqjen diplomatike as me atë faktike! Së pari, një njeri që ka aspiruar gjithnjë të bënte mbretin de facto, për 23 vjet rresht, nuk ka se si të pranojë humbjen e vërtetë brenda ditës. Së dyti, ai as që e koncepton që ka humbur, pra që duhet ti kërkojë popullit falje, ai e sheh humbjen si “mosmirënjohje” të qytetarëve. Pra, një udhëheqës, që vazhdon të ushqejë herezinë kolektive duke thurur hymne e lavde, deri poezi, për prijësin legjendar të shekullit të 20 dhe 21, nuk ka se si të pranojë dështim. Një udhëheqës i tillë, që beson se vetëm ai mund të udhëheqë, se vetëm ai ka vizion dhe se për këtë arsye duhet të përjetësohet, nuk mund të pranojë në ndërgjegjen e tij se ka humbur. Ose duhet shumë kohë që ta përtypë këtë në veten e tij , ose nuk ka për ta përtypur kurrë dhe do vdesë me hidhërimin e thellë se populli i tij nuk e ka kuptuar kurrë. Në këtë rast do kishte vetëm një zgjidhje, ose të “importonte” popull tjetër ose të “eksportohej” diku tjetër ky vetë. Mospranimi i tij kuptohet fare qartë kur menjëherë të nesërmen në mbledhjen e qeverisë ai sillej si më parë, megjithse të gjithë fytyrat e mpira të kabinetit ministror, rrinin të gjithë kokëulur. Në se Berisha do e kishte konceptuar vërtetë humbjen e thellë, në se vërtetë do kishte shenja se do të reflektonte, duhej të dorëhiqej edhe si kryeministër. Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse votën kundër ia dha populli opozitar, për të cilin Berisha ishte vetëm kryeministër. Pra për këtë pjesë të popullit ai duhej të dorëhiqej, sepse ky popull nuk e do më në krye. Ndërsa për militantët e djathtë, ai u dorëhoq. Sepse nuk i dha dot fitoren e tretë! Ndërsa ne qytetarëve që votuam kundër, që nuk na kishte dhënë ato që i kërkonim për 8-vjet rresht, nuk na kërkon as falje! Përkundrazi na ulet në karriken e kryeministrit sikur po na thotë, këtu më keni akoma, nuk iki kollaj unë, ju jeni mosmirënjohësit!
Po prandaj ne boten perendimore udheheqesit nderrohen maximumi mbas dy mandateve dhe ata njerez qe kane perfituar nuk ndjehen keqe,po ky saliu vajti 23 vjete sa gjysma e Enver hoxhes,dhe ikja e saliut ata i demoralizon,harroin qe ne demokraci rrotacioni eshte zhvillim dhe ecje perpara.
o zot vdekshi e mos u njallshi qa jeni demogfashista e shkrerdhata patozo mafioza lula e smerlapa palma e jozefina qe kete rradhe i lame pa tlina
Edhe burat t’ju kishin vdekur nuk duhet te qanin keshtu. Kaq shume e paskan dashur partine
-shtet qe me zor e shporem.
Se pari po ju them se ikja e Berished nga kreu i PD-se eshte demokratike. Pse? Humbi zgjedhjet dhe per te mos lene te cara brenda partise se tij ai terhiqet duke i lene vendit nje kryetari te ri. Gjate fjalimit te Berishes , askush nuk ka pritur te prekej ndonje i majte. Por te preket nga ai fjalim nje i djathte i cili eshte perfaqesuar nga z.Berisha per vite me radhe eshte krejt normale. A do te ndodhte kjo gje nese z.Rama terhiqej ? Aspak. Sepse z.Rama nuk krijon ate emocion kur mban nje fjalim e me tepr nje te tille. Ne fjalimin e tij z. Berisha foli per arritjet e PD-se dhe vendit per sa kohe ai e drejtoi. Cfare pritej te thoshte tjeter?! Pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe foli per arritjet e tij ne krye te PD-se dhe vendit. Nese deri tani keni menduar se une jam i djathte,gaboni por eshte krejt e natyrshme te mendoni keshtu.Edhe une kam qene per rotacion politik. Berisha ka qene ,eshte dhe do te jete lideri nr.1 i politikes shqiptare.
Unë nuk kam qare kur vdiq Enver Hoxha, por perse të mos qaj dhe unë njeherë nje udheheqes? Shume nga ne të persekutuaret(jo ata te Lirak Bejkos te shitur tek Rama e Topi) nuk kemi patur udheheqes ta qanim,si qanë Enverin…Për kete e bera,se s’me plas trapi per Saliun qe vjen nga Ramizi me pardesy te bardhe veshur sigurimi! Nuk qava fare Saliun,por udheheqsin qe ne të persekutuarve na ka munguar edhe kur Saliu drejtonte!…Kuptoni? Qava se nuk kam pasur udheheqes dhe u barazova me ata qe qanë Enverin,por ndryshimi eshte i thelle,ta haje dreqi dhe ketu! Enveri nuk humbi, por vdiq nga Zoti,natyra…Berisha ka vdekje tjeter,te shemtuar,poshteruese… kujtoni si thosh se Rama do marr humbjen e radhes,e sigurte!…Por Rama Fitoi, Saliu humbi bile tragjikisht se ka humbje minimaliste! Saliu komunist i Ramizit( kishte edhe komuniste te ndershem qe punonin me ne…) meritoi varrezen dhe pse kerkon te beje rikthimin duke na detyruar ti themi se”Nuk je ti Jezu Krishti, bile je islamik se na fute ne Konferencen Islamike pa na pyt!…Une isha ne salle,tek dera se shihet, mezi na lane,qava!Eshte e vertete, por qava se nuk kemi pasur asnjehere ne të vuajturit drejtues!Komunisti Sali nuk ka qënë kurre drejtues i vertet i PD!Ai komandohej dhe do flas tjeter herë,se kam qene me të,afer, kur takohej me Merkel,Berluskonin…Berluskoni qerrata e talli duke i thënë:”Flet persosur italisht, por une s’te kuptoj!”Dhe i dha kravata komunistesh,si dihet!Une qava mungesen e udheheqsit per ne të persekutuaret!Mehilli dhe te tjere duke qarë Saliun kane qarë Ramizin!Me besoni… Qava mungesen e udheheqsit!….
Lejdi Priftit… përgjigjen ta ka dhënë kaq bukur Bilbil Gjyzari… Unë thjesht do të bëja një pyetje, “Në se ti e paske etiketuar berishën si lideri nr.1 i politikës shqiptare, si e shpjegon VOTËN KUNDËR në 23 qershor? Mendon edhe ti se je njëri nga ne “MOSMIRËNJOHËSIT” që kemi votuar kundër? Sepse një lider për të qenë nr.1, duhet ta marrë këtë vlerësim nga shumica e popullsisë dhe jo vetëm nga 30% e saj, që kur humbet ndjehet më krenare se kurrë! Por këtë herë ai pranoi dorëheqjen se ia kanë “tërhequr keq veshin”. I kanë vënë kushte si të gjithë autokratëve, që ndihen si mbretër vetëm mbi një popullsi të varfër!