Lajmi i mirë i ditës

Ornela

Bedri Islami

Rrallë herë, pas vitit 1992, ka pasur kaq interesim për pazgjedhjet politike në Shqipëri.
Fitorja e socialistëve, me rreth 750 mijë vota, ose rreth 150 mijë vota më shumë se opozita, PD-AN, pra kundrejt një vargu partish politike, ishte dje lajmi i mirë, por jo sot.

Nuk është lajmi i ditës se presidenti i vendit, më saktë, ushtruesi i detyrës presidenciale, nuk do të tërhiqet. Vetëm naivët mund të kenë menduar se Meta do të shkojë edhe një herë në furrikun e tij, në LSI, ku vendin ia ka zënë gruaja , e cila, më në fund pranoi se, të shkosh pas qerres së Bashës dhe të braktisësh parlamentin nuk është punë e mënçur. Ajo “i kërkoi falje” burrit të saj dhe ai ia diti për mirë.

Presidenti do të vazhdojë të rrijë në zyrën e tij dhe do të bëjë çfarë është e mundur të shembë gjithçka që ndërtoi 25 prilli dhe referendumi i asaj dite, që përmbysi një forcë politike dhe mitin e ” të fortit” president. Ai po bën paralajmërimet e para, por e di fare mirë se mund të ngrejë vetëm një tallaz në një gotë uji. Koha e tij ka mbaruar.

Nuk është lajmi i ditës që, deri tani, në numërimin e votave preferenciale për deputetë, ish shefi de jure dhe shefi de fakto i PD-së, Sali Berisha rradhitet e 90-ti, me më pak se 700 vota.

Në fakt, ai nuk duhej të ishte fare aty, por, kur në një forcë politike ka ende struktura parapolicore dhe grupe të armatosura, të komanduara prej tij, askujt mos t’i shkoj mendja se do të tërhiqet.

Injorimi i Berishës tashmë nuk është më taktikë zgjedhore e këshilltarëve izraelitë të Bashës, por edhe e njerëzve të zakonshëm, mbështetës të PD-së. Rrallë herë Shqipëria ka pasur në politikën e saj shumë partiake një demon të tillë! Fryma e konfrontimit që është në Shqipëri ka burimin tek filozofia e tij politike dhe lidhjet e tij të mistershme.

Nuk është lajmi i ditës se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen nga posti i tij në PD. As nuk i ka shkuar në mendje dhe as nuk i shkon. Skërmitja e dhëmbëve është dobësia e tij, por guximi i të tjerëve rreth tij.

Ai do të bëjë çmos për ta mbajtur kryetarllëkun, duke pasur pranë vetes debilë politikë si Bardhi, që, edhe kur ndodh një vrasje politike, e gjejnë fajin te viktimat.

Të bëjë Bardhi të fortin e Elbasanit, kjo është kujë, por “ai stan, atë bulmet ka”.

Përse Basha nuk jep dorëheqjen?

Basha, nëse nuk është kryetar i një partie, do të vazhdojë të jetë milioner, por nuk do të jetë asgjë tjetër.

Pas pak muajve do të jetë një hollandez fluturues.

Do të humbasë gjithçka. Bashkë me të, edhe kunati. Lëvizja kundër tij do të shuhet shpejt, nëse nuk ndërhyn Berisha. Vetëm ai mund ta heqë. Askush tjetër.

Basha kryetar i opozitës mund të vendosë ende gjoba te oligarkët, Basha , jo kryetar , duhet të paguajë gjobat e tij. Dy ” gjoba” janë të mëdha : rruga e Kombit, ku “humbën” 230 milionë euro dhe ai është i akuzuar për këtë vjedhje, ndaj së cilës u mbrojt me proçedurë, dhe , vrasjet e 21 janarit, ku ishte bashkëurdhërues.

Por, edhe largimi i Bashës, nuk e shpëton dot një forcë politike , e cila, që nga viti 1996, ndoshta edhe më heret, është kthyer në regres, megjithëse ka në vete mjaft statura politike e njerëzore, të cilët i bëjnë nder kujtdo.

Mos largimi i Bashës, tani për tani nuk është lajm. As mos largimi i Kryemadhit nuk është lajm.

E mendoni se çfarë pune mund të bëjë Kryemadhi nëse nuk është deputete?

E mendoni nëse SPAK shkon një ditë në vilën e tyre shumë dimensionale në Gjirin e Lalzit dhe kërkon dëshmitë financiare?

E mendoni se çfarë mund të bëjë Basha nëse nuk është kryetar?

Atëherë, cili është lajmi i ditës?

SPAK-u ka filluar sekuestrimin e pronave të gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu.Duke ia filluar që nga gjykatës të Kushtetueses dhe të Gjykatës së Lartë!

Shteti ka filluar të veprojë.

Është një frymëmarrje e vogël, por ka nisur!

Gjyqtarët e prokurorët që vodhën, u korruptuan, u bënë pjesë e krimit, gjithëfarë gjongjonësh dhe alarubësh, kanë kohën të përgjigjen.

Sekustrimi i pronave të tyre është lajmi më i mirë i ditës së sotme!

Kjo më shpie në një mendim tjetër: një ditë, ku ta dish, mund të fillojë edhe sekuestrimi i pronave të politikanëve.

Kjo do të ishte ditë e bekuar!

Share This Article
11 Comments
  • Lajme te mira plot ke radhitur o Bedriu, edhe ca te keqia gjithashtu! Te gjitha te karakterit politik, por…
    …gjendjen ekonomike aktuale te Shqiperise e sidomos te shqiptareve pertej atyre qe jane brenda ne Kryeministri, ku do ta radhisje tek lajmet e mira apo te lajmet e keqia?
    (ne rast se nuk e njeh realisht gjendjen ekonomike, shiko 3 deputete qe sjell ne parlament Tom Doshi)

    • përgjigje nga publiku

      Kur ke shkatërruar gjithë bazën materiale si fabrika, uzina dhe ndërmarrje si do të ngrihet gjendja ekonomike?! Rama po ecën në gjurmët e PD-së përsa i takon oligarkëve, koncesioneve, PPP-ve etj. Pa dyshim nevojitej një strategji e re ekonomike, por tashmë është vonë. As PD-ja, as PS-ja nuk mund ta përmirësojnë gjendjen ekonomike. Të dyja ndjekin një politikë ekonomike të djathtë në favor të një pakice.

    • Lajmi i mire se fitoi e mira ndaj te keqes,e ligjeshmja kunder krimit,llogjika realiste kunder “thesit” te Lulit dhe 900 votat per Salehun tregojne se shqipetaret po reagojne kunder te keqes duke e votuar shume pak dhe se fundmi fitoi SHQIPERIA.

  • I nderuari z.Bedri!
    Nuk e kuptoj,se pse asnje gazetar nga ju nuk ka marre guximin deri me sot te shkruaje per nevojen e krijimit dhe rezultatet qe dha e ashtuquajtura “Bashkeqeverisje me qytetaret”?
    Per mua kjo “bashkeqeverisje…”,jo vetem ishte nje mashtrim i madh,por edhe se i vuri vulen rrenimit te plote te demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
    Mos u merrni me vogelsira dhe lojra fjalesh,por trajtoni kete problem madhor te demokrascise ne Shqiperi!
    Na arsyetoni se p[se nuk zgjidhen ankesat e qytetareve atje ku lindin padrejtesite,por ju duhet te drejtohen vetem ne kryeministri?
    Ne cilin vend ne bote ekziston kjo forme ekstra ligjore?
    Ne se ankesat nuk i zgjidhin rrogtaret,qe i krijojne ato,atehere a nuk verteton kjo se administrata eshte mbushur me militante te pa afte dhe te korruptuar?

  • Βedri lajm i super i mir eshte hyrja ne parlament e FATMIR XHAFES
    ishte i 21 ne liste dhe burbuqet spirohalete
    me skenderbe ne vende te sigurta. Ku i ke Felajt e pelat me kopshtaret kunguj te Ramutit.
    Pra XHafa eshte pretendenti kryesor per post nderi ne qeveri plus eshte kandidati numer 1 per kryetar te PS…
    Si ka mundesi o Bedri Islami qe nuk the i fjal
    per Tom Doshin mikun e Ramutit pse u dorhoq pas zgjedhjevedhe jo para zgjedhjeve sic ja diktoi ambasadorja amerikane.sps Ramuti yt u tregua i pabes
    me bandat e tij ne Durres me Koken dhe GJushin qe desh e arrestoi XHafa dhe e ndaloi Ramuti prandaj e coi te 21ne list.
    Ne elbasan uuuau Gaz Bardhi beri te fortin po nga Ps kush ishte qe bente te fortin
    i do me emra ti them po deshe.
    Pra o bedri Rama u be me i keq se Berisha per pushtet nuk beri zgjedhje te lira
    Si shpjegohet qe 2017 mori 74 dhe ne 2021 prap 74 mandate .ne Tirane tani u instalua
    nji Bande e pa skrupullt per para dhe pushtet .Ah se desh harrova cmendim ke per Lucjano Bocin sa vota mori sps qelloi
    LLucin e Ramutit.

  • Lere Bedri, se i xhveshet nga pasurite. I kane lene aty qe tua marresh ti me gjithe SPAK.
    Ndersa Meta, Berisha, Basha, mund te jene milionere, por asgje me teper.
    Hajde merre vesh kete. Ca kurva, do marrin pasurite e dukshme te ca kurvave te tjera, ndersa kurvat e medhaja kriminale, duhet ti leme milionere te perhershem. Mallkim eshte te mos jene ne qeveri si Ramuti, i cili do vazhdoje te vjedhe.
    Prandaj behen zgjedhjet o Bedri kurvica e Ramutit. Kush do vazhdoje te vjedhe dhe kush do pushoje e pije raki me Berishen ne Lazel. Ne burg asnje nuk ka per te perfunduar nga keta kerma

  • Per sa po lexojme Islam,
    themi lume si ne,
    persa shohim anemban,
    themi mjere ne,

    O shoku Islami ne pac Perendi,
    ndonje rritje pagash ke te thuash ti?
    ndonje llaf ke per ne shtresat ne nevoj
    se ato leket per votat shtepia i mbaroj !

    • Lajmi me i mire eshte qe shqiptaret qendruan heroikisht ne Huron je te se keqes me te vogel.Ndoshta me ndihmen e zotit pas disa dekadash do te arrijne te zgjedhin te miren me te vogel.
      Nuk del gjalpi nga hira sado qe ta rrahesh.

  • Bedri Islami, ke shkrujt per “heroizmat” e PS njejt si ateher per PPSH kur ishe korespondent i “Zanit te Popllit” prej Shkodre. “Ujku qimen ndrron, por huqin s’e harron”. Servili mbetet servil tane jeten. Karakteri formohet qysh ne rini, dhe nuk ka ndryshu kush karakter ne ket moshe qe asht Bedria, e jo te ndrryshoj Bedria kur gjat tane jeten se vet ka kene servil i pushtetarvet.

  • Kjo pankante – “Po Ekonomia o Rrote”? – ne duart e nje amerikani eshte bere e famshme neper bote ne Presidencen George W, Bush nderkohe qe Presidenti u fliste amerikaneve per armet kimike te Sadamit!
    Kjo pankarte sot meriton te jete ne duart e c’do shqiptari perballe nje pushteti politik e mediatik me veshet shurdhuar e syte qorruar per gjendjen ekonomike katastrofe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *