Lajmi i mirë i Samitit të Berlinit, 12 miliard euro. Por a mjafton kaq?

Bledar Lumani

Lajmi më i mirë i Samitit të djeshëm të Berlinit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte ndihma prej 12 miliard eurosh që do marrin këto vende në 6 vjet.

Kjo shumë u premtua nga presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.

Sipas tij, BE-ja do të vërë deri në vitin 2020 në dispozicion 12 miliardë euro, që do të përdoren kryesisht për projekte infrastrukturore ndërkufitare.

Për këtë, vendet e Ballkanit duhet të shfaqin rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Por, ka shumë që mendojnë se kjo shumë dhe ky takim është sa për sy e faqe.

Kjo, pasi sipas analiztëve, Ballkani Perëndimor meriton më shumë, anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kryetari i Shoqatës së Evropës Qendrore Lindore dhe të (OMV), Marcus Felsner, e paralajmëroi BE-në që të mos e degradojë anëtarësimin në një perspektivë sa për sy e faqe.

“BE-ja nuk duhet ta vërë në rrezik ndikimin e saj me premtime gjysmake”, tha ai për DW.

Edhe komisioneri për Energjinë në gjermani, Günter Oetinger, tha që anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk duhet të shtyhet në pafundësi./b.l

Share This Article
8 Comments
  • Shuma e ven ne dispozicion preis 12 miljarde esht vetem fillimi sepse vendet do ti pergjigjen kerkesave qe do te krijojn besushmeri ndaj investorve! Problemi esht si tu hapim projekte te reja zhvillimi jo vetem atyre qe kerkojn te ekzpozojn produktet, por edhe atyre qe kerkojn zhvillimin! Problemi esht si tu a futim pak majen, e pastaj fillon e tu shijoje, duke kerkuar gjithnje te njejten gje! Kjo fotografi te mbledhur te gjth kryeministrat e ballkanit, me kujton titon por pa prezencen e enverit, qe tashme kete rol e ka mar kryeministri jon edi rama qe mundet ta quajme tito numer 2,,!

  • Ky lajm duhet te ishte feste e vertete per shqiptaret.Perandoria Romake e popullit Gjerman sikterrisi Greqine e verres orientale dhe mori ne dore Evropianizimin e popujve ballkanike pa Greqine.Deri me sot BE ka dhene 150 miljard Euro per greqine,qe jane harxhuar per pensionet e vorioepiroteve,per cvarrosjen e pleqve te Kosines,per ndertimin e kishave te Janullatosit,per zgjedhjet ne Himare,per mitingashet e shejtan Kozmait,per hapjen e shkollave greke edhe atje ku s`ka greke,pere varrezat e andarteve greke qe kane masakruar popullin shqiptar,per autobuzet e Pirro Dhimas,per detin e Vucidolit ku stervitej kampioni i botes Sali Berisha.Boll me-Tha Perandorja Merkel!Me 1/10 e kesaj shume ne bejme gjithe ballkanin Europe!

    • Latifond? Pse paska det Viçidoli i saliut? Ha ha ha,dua të vete të bëj një garë noti me salinë atje? Uf sa i dobët paskam qënë në gjeografi !? Ah mor sali,-ta kisha ditur që kulla jote paska qënë e rrethuar nga deti të gjitha verimet do t’i kisha kaluar atje? Kot të kam thënë shpellar ,duhet të të kisha thënë bregdetar!? Sali detari ose sali bregdetari tingëllon bukur! Nderime “latifond”,-e mësova dhe një gjë të re! Jua di për nder? Sali detari,- sa bukur tingëlloka ë ?

  • 12 miliard euro per 10 shtete te ballkanit, dhe keto 12 miliard euro do jepen e forme kredie nga BE per nje periudhe 10 vjecare, prandaj mos u gezoni shum se nga kjo vendi yne vetem 500 milion do perfitoje, kshuqe 50 milion ne vit i bie, mos u entuziazmoni kot.

  • O MILET, NGA NDIHMAT AS NUK NA KA ARDHUR NDONJE NDRYSHIM I MADH DHE AS NUK DO TE NA VIJE NDONJEHERE.

    CFARE MENDONI SE JANE GOMERE ATA QE JAPIN NDIHMA.

    TA MAT KOKEN ME SPANGO.

    NE DUHET TI PERVISHEMI PUNES TA NDERTOJME VETE MIREQENIEN TONE, GJITHE TE TJERAT JANE ILUZIONE.

  • Ne shqiptaret tere jeten jemi ngopur me luge zbrazur dhe ky rast nuk eshte per here te pare. Edhe e dime se na genjejne edhe kenaqemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *