Diskutime, komente dhe shaka të shumta pushtuan rrjetet sociale pas lajmit të divorcit të aktorëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt.
Ngjarja që përkoi me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Refugjatët dhe Emigrantët arriti të lërë në hije raportimet për zhvillimet e kësaj të fundit.
Madje disa media amerikane e publikuan lajmin pikërisht gjatë fjalimit të presidentit amerikan Barack Obama, ndërsa shumë televizione dhe edicione lajmesh ndërprenë transmetimin e Samitit për të dhënë lajmin e “minutës së fundit”.
Një koincidencë që provokoi diskutime të forta në rrjetet sociale.
DITA

