21 janari i Tiranës, 20 shkurti i Kievit dhe ne të gjithë si pjesë e krimit nga mosndëshkimi

redaktor

Ka kaluar më së shumti me ilaritet një veprim i Berishës në grupin parlamentar të PD-së ditën e hënë. Në fillim të mbledhjes, Berisha kërkoi posaçërisht që të gjithë deputetët e PD-së të mbanin një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Kiev.

Vetëm mendojeni pak: Kryeministri i vrasjeve ende të pandëshkuara të protestuesve në 21 janar që mban një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Ukrainë (!!). Një ditë më parë, ndërkohë, ish-Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç u shpall person në kërkim dhe përgjegjës për vrasjet e protestuesve.

Është e qartë që për S.Berishën vrasja e dhjetëra protestuesve në Ukrainë nuk shkakton asnjë pikëllim, por ama shpallja në kërkim e Nr.1 të regjimit në Ukrainë dhe nisja e procesit ligjor ndaj tij për vrasjen e protestuesve, përbën një paralele që e cenon drejtpërdrejt.  Ai e di mjaft mirë se pyetja që ka bërë çdo shqiptar normal kur u informua për arratinë e Janukoviçit dhe kërkesën e prokurorisë për ta arrestuar atë për vrasjet e protestuesve ishte:  Pse nuk veprohet kështu për 21 Janarin tonë?

Ky paralelizëm i natyrshëm i shkakton atij siklet dhe paranojë. Le ta themi copë atë që mendojmë të gjithë:  Berisha i Tiranës është një Salukoviç i zhytur në gjak e krime, krejt i ndërgjegjshëm se paralelja mes tij dhe Janukoviçit është shumë e fortë.  Përpjekjet që të identifikohet sa më pak të jetë e mundur me presidentin ukrainas në arrati janë groteske. I japin  një dorë edhe mediat e shitura duke përhapur për turpin e tyre lajmin e rremë, sikur e bija e Timoshenkos i ka dërguar orët e fundit një letër falënderimi.

 

fq3

* * *

Lajmi “Timoshenko falënderon Berishën”, një mashtrim. Është i tetorit 2012

Thuajse të gjitha portalet e informacionit kanë informuar sot mbi falënderimet që i kanë ardhur ish-kryeministrit Berisha nga Evgenia Timoshenko, e bija e lideres ukrainase Julia Timoshenko e liruar 48 orë më parë nga burgu.

E vërteta është se nuk ka asnjë falënderim të tillë dhe e gjitha është një sajesë.
Fabula vërtetohet shumë thjeshtë.
Në citimin që i bëhet Evgenia Timoshenkos sipas mediave shqiptare kjo e fundit shprehet:
“Falënderoj nga zemra Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu, sepse njeriu ka një jetë dhe një nënë dhe jo dy jeta e as dy nëna. Unë edhe sikur të mos isha e bija e Timoshenkos, ngjashëm do të vrapoja për lirimin e çdo gruaje e akuzuar, dënuar, burgosur padrejtësisht sepse çdo grua është nënë e dikujt…”

Nëse e merr këtë citim dhe këtë paragraf që gjasme e ka thënë sot Timoshenko për Berishën dhe e bën ‘copy-paste’ duke kërkuar në “google” zbulon fare kollaj se ky është një lajm i raportuar afro dy vite më parë, ekzaktësisht më 25 Tetor 2012.  Janë ekzaktësisht të njëjtat fjalë.

Faksimile e portalit Shekulli ku i njëjti lajm, identik, i publikuar sot  rezulton i publikuar në portal më 25 tetor 2012
Faksimile e portalit Shekulli ku i njëjti lajm, identik, i publikuar sot rezulton i publikuar në portal më 25 tetor 2012

Por cili është burimi i informacionit? Edhe kur ky lajm u propagandua në vitin 2012 edhe sot, si burim origjine të informacionit mediet kanë referuar një portal informativ të quajtur “Presheva Jonë”.

Në fakt ky portal e ka risjellë pikërisht sot lajmin e para dy viteve në mënyrë abuzive “si me porosi”, duke e bërë këtë marifet një ditë pasi Berisha ngriti grupin e vetë parlamentar në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Ukrainë.

*****

SHËNIM: Përse kanë nevojë ta bëjnë diçka të tillë?

Aktualisht PD-ja dhe linja mediatike pro-Berishës po intensifikon shumë vëmendjen ndaj zhvillimeve në Ukrainë duke dalë me një solidaritet të pashembullt në mbështetje të Julia Timoshenkos, e cila u lirua nga burgu dy ditë më parë.

Po përse kanë nevojë ta bëjnë diçka të tillë? Ku duan të dalin? Pse nxitojnë të identifikojnë veten pro Timoshenkos dhe haptazi kundër ish presidentit ukrainas Janukoviç? Zor se të vijnë në mend arsye të tjera përveç paraleles mes protestave  kundër Janukoviçit në Kiev dhe atyre kundër Berishës në Tiranë më 21 Janar 2011.  Janukoviç dhe Berisha kanë një të përbashkët të rëndësishme në këto dy histori: Të dy kanë vrarë protestues.

Tani që Janukoviçi, është shpallur në kërkim për vrasje, Berisha duket në psikozë dhe nën ankthin se Ukraina ofroi një shembull të fortë ndëshkimi që atij i djeg shumë.  Oh sa shumë… Ai e di mirë se çfarë ka bërë më 21 Janar. Që Berisha është në ankth pas arratisjes së Janukoviçit të akuzuar për vrasje protestuesish është diçka që pritej. Çudi të bëjnë skemat mediatike që ai po përdor për tu shfaqur si një mbështetës i palës kundërshtare të Janukoviçit.  E shpiku që e shpiku lajmin , por të paktën ta kishte kënduar disi më të besueshëm.  Le të kishte shpikur një letër falënderuese nga djali i Janukoviçit më mirë, ku ky i fundit e lavdëronte për qëndrimin e mbajtur më 21 Janar 2011. Të paktën kështu nuk do përgënjeshtrohej as nga Janukoviçët, ata vërtetë e bëjnë zili Berishën që vrau dhe jo vetëm nuk është ndëshkuar, por gjen kohë të prodhojë dhe lajme të rreme, të cilat për fat të keq, përhapen nga media që e mbajnë veten “serioze”.

Faksimile e lajmit të publikuar në Panorama Online datë 25 shkurt 2014
Faksimile e lajmit të publikuar sot në Panorama Online
Faksimile e lajmit të publikuar në MAPO Online datë 25 shkurt 2014
Faksimile e lajmit të publikuar sot në MAPO Online
Faksimile e lajmit të publikuar në protalin Balkanweb datë 25 shkurt 2014
Faksimile e lajmit të publikuar sot në portalin Balkanweb

 

 

 

Share This Article
38 Comments
  • hahahah sdine me ca te shpikin shpellaret…harrojeni se perseri mund te shisni e prisni shqiperine…kthehuni ne serbi

      • ZBARDHET E VERTETA E TELEFONATES ARGITA-TIMOSHENKO: 🙂

        Doktori ishte sërish në stres sot dhe donte medoemos që të lidhte veten me Timoshenkon dhe jo me Janukoviçin, me të cilin për dreq i koinçidon çdo gjë.
        Edhe përpjekja e tij e fundit për të mbajtur zi në grup parlamentar për të vrarët në Ukrainë, nuk funksionoi, bile shkaktoi më shumë ilaritet.
        Atëherë Luli i kërkoi Kunatit të gjenin një zgjidhje që Timoshenko, pasi doli nga burgu, të dukej sikur falenderonte Berishën.
        Kunati i futi një të kërkuar në Google dhe më në fund e gjeti një lajm të dy viteve më parë, kur vajza e Timoshenkos i kishte dhënë dorën Berishës në një takim të Partive Popullore dhe Berisha kishte bërë një deklaratë, që ajo e kishte falenderuar për mbështetjen që i jep daljes së nënës së saj nga burgu.
        Atëherë u vendos.
        Kunati shpërndau lajmin me fotografi dhe zhduku kohën kur e ka thënë.
        Kështu lajmi u postua në disa faqe online dhe Doktori sikur u qetësua.
        Por edhe këtu filluan problemet.
        Një gazetar e zbuloi se bëhej fjalë për një deklaratë të vjetër dhe lajmi u përgënjeshtrua.
        Pas kësaj, Kunati po mendonte si ta modifikonte lajmin.
        Versioni i parë ishte që të thuhet se vajza e Timoshenkos i ka telefonuar Gitës dhe i ka thënë ‘bëji të fala babit tënd nga mami im’. Për ta bërë më të besueshme, Kunati e sajoi sikur Gita i kishte ‘thënë babi im nuk merret me femra, por po ia përcjell të falat’. Pastaj, sipas Kunatit, Gita ia kishte përcjellë babit të falat dhe ky i fundit nga mallëngjimi, kishte postuar foton me vajzën e saj në internet.
        E rishpërndau dhe këtë fabul, por nuk po ngjiste.
        -Kalojmë tek versioni tjetër, tha. E bëjmë sikur vajza e Timoshenkos ka marrë Zenin në telefon dhe i ka thënë ‘përcilli babit tënd të falat e mamit për mbështetjen’…
        Pastaj Kunati nuk dinte si ta vazhdonte dialogun me Zenin dhe pyeti Lulin.
        -Zakonisht çfarë bën Zeni kur i thonë ‘bëji të fala babit’?
        -I kërkon takim, tha Luli, dhe merr dhe çantën me vete.
        -Këtë nuk kemi si e bëjmë, tha Kunati, por ta bëjmë sikur Zeni ka marrë një telefonatë nga vajza e Timoshenkos, por ai ishte në Maldive dhe nuk e dëgjoi mirë çfarë tha, ndaj Doktori postoi foton.
        -Nuk e beson njeri, tha Luli, se ai paska lënë ish- gruan dhe fëmijët në aeroport, nuk i ka hapur telefonin, jo t’ia hapë vajzës së Timoshenkos.
        -Atëherë nuk bëjmë dot lajm, tha Kunati. Dështuam. Kjo që sajuam nga ky lajmi i dy viteve më parë, nuk funksionon.
        -Po mirë, tha Luli, lëre kështu të mjegullt, sikur Timoshenko ka folur me mua dhe më ka çuar fjalë të falenderoj Doktorin.
        -Po sikur t’i thonë asaj ta konfirmojë lajmin, tha Kunati, çfarë të bëjmë?
        -S’ka problem, i tha Luli, ajo i ka bërë like në Facebook Doktorit, dhe themi që kjo tregon admirimin që ka për Berishën.

  • Saliu e ka vendosur rrugen e vet. Me grupin Brecani ne krye, me nje turme malokesh kamikaze, ka per te tentuar per te sulmuar institucionet e shtetit dhe do mundohet te detyroje qeverine dhe kuvendin te ikin nga syte kembet. Se sigurisht nuk do vrasin si Saliu. Dhe pastaj, pastaj me shume gjasa do hyme ne lufte civile dhe do ndahemi: gjysma me Serbine e gjysma me Greqine, dhe Saliu merr shperblimin per misionin e permbushur. Popull ji vigjilent.

  • Prisni te shtunen kur te lexoni te Panorama-Plus: Timoshenko i shkruan dhe Armines, e falenderon per sakrificat e medha dhe fitoren e Armines per tia ngrefur impotentit Shkerdhen Berisha pas 8 vitesh shkrefje.

  • PO KUSH ESHT TIMOSHENKA BERI BURG PER VJEDHJE SADO MOS KISH VJEDHUR PO PAGJE SISHTE KY JARGAVANI BEN SIKUR KA TAKUAR MERKELIN

  • Oj gime budallai, qeke i rrot k… ti prej atyne me patent .. mos ha m.. me njerzit qe jetojn e punojn ne hallin e vet se nuk ta kan borxh .. k… si ti e kan qelb venin ne at far feje, sa i vje era bajg fun e kry ..

  • MILIARDEREN JULIA TIMISHENKO NUK E KA PERGEZUAR ASNJE NGA LIDERAT E BOTES DEMOKRATIKE.

    Sepse e ka ndertuar imazhin e saj demokratik me vjedhje makaber te gazit natyror rus per Evropen Perendimore pak a shume si Sali Berisha me antikomunizmin e tij. Prandaj cdo krahasim dhe ngjasim do te ishte qesharak dhe manipulim i shqyptareve qe e kane treguar shpesh here se e hane kollaj SAPUNIN PER DJATHE.

    Gazeta Panorama eshte totalisht ne sherbim te BOSAVE te politikes dhe censuron komentuesit si Papa Piu Inkizitori ne mesjete kur i vuri gjethe fiku statujave lakuriqe te Mikelanxhelos dhe konfiskoi librat per shencat e natyres. Prandaj edhe bie kaq kollaj ne kurthe demagogjie alla Partia e Punes e Kohes se Qepes e Enver Hoxhes.

    • O NASTRADIN DALLKAUKU

      E KE BEITHEN PREJ KAUCUKU

      nuk e mban mban beitha jote shba & be se je zon kaps dhe do na marresh ne qafe planetin…..njerez si puna jote spiune te fashizmit,enverizmit dhe salizmit nuk duhet te ndyeje faqet e kesaj gazete.
      Ne kohen e e qepes ishte partia e punes dhe tani eshte partia jote e sumes…
      JE IDIOTI ME I DOBISHEM I KESAJ GAZETE. me mire ti tregoje lexuesve te Dites sapunin qe ja shisje shqiptareve per djathe ne kohen e osmon gazepit se na shkruan kete diarrene ketu.

      • Degjo nastradinin NAFIJA DYBEKUT
        degjo dhe mba vesh se e VERTETA sido qe te thuhet dhe te perdridhet prape mbetet e VERTETE:

        AJO QE VUAJNE SOT SHQYPTARET E KA ZANAFILEN TEK FARA E TE KEQES SATANIKE QE MBOLLI ENVER HOXHA VITE ME PARE SHUME ME KEQ SE BERISHA I CILI ISHTE I PARI QE E RREZOI ENVER PEDERASTIN.

        Kur grabiti si KULCEDER pronen private, dhe implementoi regjimin me te eger diktatorial komunist ne vendin tone dhe e beri Shqypnine si nje CIFLIK personal dhe i transformoi shqyptaret si kafshe pune ne vendin e vet.Akoma ka shume komentues ketu qe kane nostalgji si puna e nafijes qe do ta kruaje me dybekun e nastradinit.

        • rrofte shoku enver hoxha,ty mire ta ka bere se ke qen kulak,dhe kulakeve ja …ndjenjat si armiq qe ishin,saliu nuk rrezoi enverin dhe as ti,se po te ishte per ju do rrinit nje jete te tere skllever dhe te perbuzurit e atij popullit,por ai vdiq nga zoti o kulak,sa per tokat merrja saliut se ai ti jep si demokrat qe eshte,enveri per mua beri vetem nje gabim,kur nuk … ju kulaket ballistave dhe zogistave tju pushkatonte,por ju la te lire te merrnit fryme,ju donit stalinin o armiqt e popullit shqiptare ne luften nacional clirimtare,se nuk luftuat ju por luftoi i gjithe populi shqiptare kur do filloje nje lufte tjeter tju djegim kete rradhe te gjalle or kulaker te ndyre.

          • Aman o shoku-tavarish Stalin mos na vrit, mos na prit dhe mos na merr jeten si zog pule, se boll vrare ne Rusi dhe Ukraine vetem gjate periudhes se NEP-it 1923-1933 mbi 30 milione vete qe i shpalle me pare si kulake dhe per kete te shpallen si GJAKATARIN me te madh per te gjitha koherave ne konkurence me Mao Ce Dunin duke lene shume pas Hitlerin e Gjermanise dhe Enverin e Shqypnise.

            Aman o shoku-tavarish Stalin mos na vrit, por ki meshire per nastradinin, se nuk e can fare B…EN per ty.

  • Timoshenkoja nuk eshte aspak me e mire se Janukoviçi , pavarsishte se ajo nuk I eshte dhen mundesia te vrase pore sipas lajmeve pervetsim marramendese kishte edhe ajo. Berisha kerkon te barazohet me Timoshenkon pore si timoshenkoja ashtu edhe Janukoviçi po I jepen drejtesise.sote sipas lajmeve po pergatiten dokumentat per Janukoviçi dhe Prokurorin e Ukrahines qe ti jepen gjykates se Hages per krime kunder njerzimit.
    Tek neve nuk ngjau nje gje e tille Berisha edhe perse beri disa her krime kunder njerzimit asnjeri nuk e ngriti gishtin kunder tije. Liderit e majte socialiste edhe perse Berisha ne vitin 1997 vari me mijra qytetar shqiptare, edhe perse vuri ne dispozicion dy avion “Mige” per te vrare ne Jugun e shqipoeri, edhe perse revoltat popullore e larguan Berishen nga shqiperi, keta e kthyen perseri ne politik dhe ne qeveri. Berisha jo vetem qe nuk u tregua mirnjohes per keto qe ben liderit te se majtes pore perkundrazi Berisha vrau me 21 Janar, Vrau edhe ne Gerdec , rrebeloi me grushte shteti edhe ne vitin 1998 dhe asnjeri nga ket nuk e ngriti padin kunder tije ashtu sice po bejne liderit e Ukrahines.
    Edhe perse Partia Socialiste e paditi per dhenjen e detit Greqis vendimin e qeveris ku dhe e anulloi ndersa ndaj Berishes nuk ngriti asnje padi. Keshtu duke filluar.
    1. Per naften dhen Serbise duke thyer embargo
    2. Per Vrasjet ne Gerdec
    3. Per vrasjet me 21 Janar
    4. Per dhenjen e detit Greqis
    5. Per rrebelimin e viti 1997 ku dh era shteti.
    Per te gjitha keto duhet te denacohet Berisha dhe si I till ai duhet te shkoi edhe ne gjykaten e Hages per krime kunder njerzimit ne shqiperi.
    Keto perbejn veper penale me pasoja te jetes njerzore ne shqiperi ndaj duhet pa tjeret te shkonje para drejtesi se Berisha dhe zedhenesit e tije.

  • Cfare prisni nga NeW 24, kur ende pa e verifikuar shakane e dy djemve me te atin ne Berat, e dhane lajmin: Ngjarje makabre ne Berat. Dy djem varin nje 62 vjecar! E vute re qe nuk bene asnje korigjim te lajmit,. pale te kerkonin falje qe e quajten ngjarje makabre? Vdesin te bejne lajm e sensacion edhe atje ku nuk ka! Shpesh po behen te neveritshem.

  • Edhe sikur ta kete falenderuar Timoshenko -Berishovicin jane te nje race sllave ! Madje
    bythe e plasur se e ka falenderuar dhe se fundi ketojane ceshtje protokollare qe i zbaton
    cdo personalitet ne shkembim te telegrameve !
    Aq profane e naive jane pjesa me e madhe e shqiptareve , bile edhe disa qe e heqin veten
    ”intelektuale,, sa qe kur shohin ne tv. apo ne fotografi nje shterngim duarsh me kete sakatin
    tone qe e thirrim president , ahere vulgu, profani del e propagandon se : Amerika mbeshtet
    Saliun dhe i ka prishur Edi maredheniet me Ameriken,, ! Perhapin lloj -lloj thash e themesh!
    Por keta mjerane militante fanatike ende nuk jane ne gjendje te arrijne te kuptojne se Saliu
    eshte shndrruar ne nje kufome e fosilizuar politike dhe askush nuk e beson me pervec disa
    ”materiale inerte ,, qe vijne si robote perkohesisht prapa ”Kasikes,, .Keta ”materiale inerte ,,
    vijne nga Bathorja e Paskuqani . Keta i kane mbetur vetem Sali Afendikojt ! O tempora o mores !

  • Shpikja e gënjeshtrave nga berisha mbaron vetëm kur ky të ngordhë (vdesë). Madje dhe atëhere duhet parë që ta ketë varrin veç sepse viruset e genjeshtrave te saliut do të infektojné gjithë të vdekurit. Dhe pastaj do të lemë nam si një popull ku genjejnë edhe te gjallët,edhe të vdekurit !! Vetëm djegia e tij na shpëton nga infeksioni i murtajës sali ! Kujdes! Inicialet e virusit sali janë “sh,sh,sh”,d.m.th “tre sh”. Që deshifrohen “sharlatan,shpellar-shejtan”!

  • Te lumte DITA ja nxorret bojen fare talibanistit terrorist nga Vicidoli i Shqiperise !
    Me sa duket qeveria e re po kerkon ta pergatite Saliun per ne MANIKOMIO !!!

  • Janukoviç dhe Berisha kanë një të përbashkët të rëndësishme në këto dy histori: Të dy kanë vrarë protestues. [artikulli]

    Kane dhe dicka tjeter te perbashket:

    Dy ish-komunistet e fundit ne Europe qe kane pasur pushtet.

  • Ka shume kohe qe mediat si “panorama” News 24, Klan.ABC jane vene ne gare me njera tjetren kush te disinformoje me shume publikun. Kjo eshte veper penale.Me falni harrova “mapon” e Cilitdhe Lelen.

  • PO PSE DERI KETU MBERIN PATUROPESIA E ATYRE GAZETAVE QE E KANE BPTUAR KETE LAJM? e pa besueshme.T U R P . Ashtu sikunder nuk kishte turp Berisha kur ngriti grupin parlamentar te pd-s ne kembe per te mbajtur nje minute heshtje per te vraret ne Kiev duke haruar te vraret e 21 Janarit para kryeministrise ne nje demostrate paqesore.Kukuja moj nene ku kena mrijt !!!.

  • Edhe ky lajm eshte i njejte me rekordin e qendrimit ne uje.rekerd pas rekordi .pas disa vitesh do qendroj ne uje sa q,ka qendruar ne barkun e sheqeresn .hajde gallat alla klan tv-je.

  • Jepi Sali e mos v’dekèsh kurrè (sa me shpejt)
    ke shper’ndare ne popull benzine e vajgur,
    Jepi Sali se jemi Demokraci
    per ç’fare ç’do lajmi tremb edhe fèmi…
    Jepi Sali se ke shumè vullnet,
    gazetat i mbush me foto pa identitet.
    Jepi Sali s’po ia qellon njè’herè
    mjerè KY populli qe te ka nè derè.
    Jepi sali dikush te lexon .te m’bronè,
    por eshte teper vone per njè Popull qè e TRADHTONè…!!!.

  • BURG PER SALI SERBIN. BURG PER TE GJITHE FAMILJEN E TIJE. OSE NE KEMI MARRE FUND SI POPULL NESE NUK NDODH. EDI RAMA VEJ GISHTIN KOKES DHE BEJ DREJTESINE REALITET.

    • PSE GENJEJNE SOT KAQ SHUME PUSHTETARET SHQYPTARE?

      Ja si e karakterizon mashtruesin dhe genjeshtarin me pushtet John Locke ne vitin 1714:

      “Gjithmone kam menduar se veprimet e njerezve jane treguesi me i mire i mendimeve te tyre”

      John Locke, 1714

        • Stalini deklaronte shume vite me pare:

          “ME JEPNI LETER DHE LAPS DHE NJE GAZETE QE TE BEJ KOMUNISTE EDHE FEMIJET NE BARKUN E NENES!”

          Kete teori bolshevike e pervehtesoi BOSI i propagandes nacional-socialste te Hitlerit, Gebels dhe me vone u perfeksionua nga Enver Hoxha derisa arriti per perdorim masiv tek Sali Berisha.

          Prandaj nastradini po shton nje citat te Kryeministrit famoz anglez Winston Churchill, kur u zgjodh per here te dyte ne kete post ne vitin 1951:

          “Mediat janë në gjendje të ndryshojnë funksionimin psikologjik të anëtarëve të autditorit të tyre kështu që ajo të veprojë në mënyrën në të cilën dëshiron autori i mesazhit. Mjere ai popull qe nuk e kupton kete gje!”

  • Zoterinjἕ deputet tἕ PD. meruni me politikἕ dhe lejoni fantazmat tἕ mbajnἕ zi. . Vihuni nἕ rolin qἕ ju caktoi vertikti i SOVRANIT dhe mos lejoni tju depersonalizojnἕ tἕ tjerἕt, kushdoqofshin.

  • Te tilla fjal keni thene edhe ne vitin 1991 per Berishen.Aty e keni perseri marakun o komunista te dreqit.Ta cojn ne prokorori ish komunistet qe erdhen ne pushtet me vota te blera.Pse nuk e coj po bejm gam gam,edhe ju mbas tyre gam gam.Shkoni e ruani dhite atje ne mal deri te vij koha per te jua blere perseri votat.

  • Meta vodhi, u kap me ze e me figure e opozita e atehershme u cua, solli te gjithe kokepalaret nga rrethet, dhe sulmuan qeverine.
    Tani Meta, strumbullari i 21 janarit, eshte numri dy i pozites se madherishme.
    me shume se kaq, nuk ja vlen te flasesh….

  • Eshte per te ardhur keq me nivelin medioker te popullit tone. Kemi duruar gjithnje shtypjen dhe padrejtesine, duke ulur kurrizin dhe nenshtruar cdo sundimtari te huaj apo vendas. Te gjithe kane perdorur moton e vjeter “perça e sundo” dhe siç del edhe nga keto komente ia kane arritur qellimit.

    Te gjithe, kulake dhe jo kulake, te pasur dhe te varfer, te majte dhe te djathte duhet te merakosemi me padrejtesite ndaj cilitdo, te jugut apo te veriut, te djathte apo te majte, myslimane apo te krishtere! Eshte e pafalshme qe ne si popull nuk reaguam kur regjimi pushkatoj protestuesit me duar ne xhepa. Duhej te ngriheshim te gjithe dhe ne radhe te pare demokratet e PD-se kur u vra ne emer te tyre, per pushtetin qe grabiste Shqiperine ne favor te nje grushti te vogel! Historia nuk na fal, sic nuk na fale qe nuk reaguam kur u vrane 26 shtetas ne shtepite e tyre ne Gerdec! Duhet ti shihnim jo si fukarenj fatkeq, por si viktima te pushtetit. Duhet te reagonim kur nuk behet drejtesi per 21 janarin, apo per Gerdecin.

    Duhet te reagonim si popull, kur ushtaraket tane, qe nuk u perziene fare ne politike, i katandisen ne lypsare, per turpin tone duke e cuar ushtrine e Shqiperise ne nje brigade prej 9 mije vetash, me mburrjen se jemi ne NATO. Pse Greqia nuk eshte ne NATO, po fqinjt tane nuk jane? Ne nuk reagojme dhe nuk kerkojme drejtesi! Ne nuk reaguam kur shefi i SHISH-it, nje nga me profesionalet dhe patriotet e ulur ndonjehere ne karriket e shtetit shqiptar, u pushua nga puna si nje nepunes ordiner, me urdher te sakat-presidentit nishanlli!. Edhe tani eshte i papune. Ne nuk reaguam dje, kur ish-Prokurorja e Pergjithshme, lihet pa pune nga ca sherbetore te diktatorit te fundit.

    Populli yne nuk ka damare kundershtie e reagimi, por fatkeqesisht as ushtaraket e ketij bvendi qe per 25 vjet nuk qene ne gjendje te riorganizohen dhe ti japin fund tragjedise se vendit. Ushtarake, qe pranojne te trajtohen si fakire dhe te nenshtruar nga partia e radhes, Me shefa Shtabi gjenerale qe nuk guxojne te tia bejne fjalen dysh edhe kur i fusin ne veprimtari kriminale. Gjeneral si Luan Hoxha qe edhe pse ishte ne krye te ushtrise, ankohej ne ambasaden amerikane se kishte frike Shkelzenin e Berishes.

    Ukraina duhet te sherbej si nje zgjim per popullin shqiptar dhe te mos lejoje vrasesit te tallen me ne pasi kane vrare, te mos guxojne jo te merren me politike, por te mos dalin ne publike deri sa te shkojne ne burg ku e kane vendin, ne Tirane, apo ne Hage, kudo qe te jete!

  • Nuk e lexova artikullin. Pashe vetem fotot. Nuk eshte e drejte sa abuzon gazetaria me keto lloj fotosh. Mos harroni ju lutem se ata njerez qe kane dale ne ate foto kane lene familje, miq, shoqeri e te njohur dhe eshte jo-humane qe JU qe paskeni pasur FATIN E MADH te beni apo te shtini ne dore te tilla foto EKSLUZIVE, te abuzoni ne kete forme me to. Edhe ata njerez qe jane fatkeqesisht ne keto foto nuk kane mundesi me te rebelohen e t’ju hedhin neper gjyqe. Ju lutem MJAFT!!!!

  • fatkeqsia e ati vendi eshte se popullata e ati vendi nuk eshte atoktone , por eshe e ardhur nga pushtimi turk qe la pas turq indjan egjiptjan iranjan kurd mongol pakistanez sreb bullgar maqedonas grek malazes rumune , dhe shum pak popullesi vendase dhe ajo qe mbeti u kethyen ne musliman ose u asimiluan ne fe te ndryshme , pra ketu eshte celsi i fatkeqesis se ati vendi qe nuk rragojne , se nuk e shikojne vendin ku jetojne ne qytet apo ne fshat si te tyren , por si te tyren shikojne vetem shtpin dhe ate cop prone qe kane per te tjerat i konsiderojne si jo pjese e tyre por si e huaja qe nuk ju perket as njerit prandaj ne nuk jemi si kombet e tjera sic jan grekrit serbet rumunet bullgaret apo kombesite e tjera , te gjith ata qe kan qeverisur shiperin kane ardhur me perkrahje nga jashte si politikisht , dhe ushtarakish , dhe as dhe nje her nuk jane zgjedhur nga populli i ture , edhe ne vitet 90 dhjeta e deri me sot ne shqiperi behen zgjedhje sa per sy e faqe dhe vihen ne pushtet ata qe kan lidhje me te kaluaren e ketij vendi , tani na i kontrollojne zgjedhjet osebe dhe be dhe amerika , dhe nuk ka as dhe nje ndryshim nga e kaluara ,sepse keto organizata nuk perdorin nderhyrjet ushtarake por me monitorimin e zgjedhjeve ta fusin pa bajoneta por me zgjedhje te menipuluara sic ishte rasti me flagrante me bashkine e tiranes qe u nerrua rezutati ne tavolin , pra si ne te shkuaren
    vend e komandojne shqipfolsit dhe jo shqiptaret , te dirigjuare nga amerikanet dhe klikat ne bruksel dhe beograd eathine , prandaj ai vend nuk behet se ate qe ta beri turku nuk riparohet me kurre nje popull qe nderron fe dhe perzehet me llune nga trojet e veta , dhe popullohet me tyrrli nuk ka te ardhme .

  • “Falënderoj nga zemra Sali Berishën dhe gjithë shqiptarët që angazhohen në lirimin e nënës sime nga burgu, sepse njeriu ka një jetë dhe një nënë dhe jo dy jeta e as dy nëna.
    Po moj goc.
    Njeriu nuk ka dy jeta dhe dy nana Por Sala jone i mori ate te vetmen jete, njerzeve te pafajshem dhe la femije pa nena dhe ,nena pa femije me 1997,dhe ne Gerdec.
    Sot ti e falinderon (nuk dime sa ehte e vertete ) qe mban zi per Ukranasit e tu qe rane ne demonstrate, (hipokrizi)
    Vete Saliu ne demosraten e 21 Janarit vrau 4 vete dhe la prinder pa femije.
    Falinderoje edhe per kete krim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *