Zbardhet ngjarja: Lakmia i shtyn në vrasje ndaj krushkut. I shkojnë në varrim

Alqi Kociko

 

Ngjarja në fshatin Shalës pranë Cerrikut, për të cilën u arrestuan babë e bir Naim Çekrezi, 56 vjeç dhe Ilir Çekrezi, 25 vjeç, rezulton një histori lakmie mes krushqve. Çekrezët akuzohen si autorë të vrasjes së krushkut Bajram Shinkolla, 56 vjeç, me qëllim grabitjen e parave (rreth 2.5 mln lekë të vjetra dhe 1900 euro) në ngjarjen që ndodhi më 14 mars. Ata e kishin inskenuar atë si vdekje aksidentale, dhe më pas kanë shkuar në ceremoninë mortore. Por kjo pjesë e fundit e planit nuk shkoi mirë. Ata janë tradhtuar nga emocionet, pasi në bisedë me të birin e viktimës, kanë nisur të dridhen.

I biri i viktimës 30-vjeçari, Andi Shinkolla, ka 11 vjet që shkon në Greqi dhe mban familjen, tregon se kur e pa të pajetë babanë kuptoi që e kishin vrarë, shkruan Shekulli. “Ai kishte një gropë të thellë pas koke. E kishin qëlluar pabesisht nga prapa. Ishim mbledhur të gjithë baxhanakë dhe dhëndurë. Po bisedonim se si mund ta kishin qëlluar. Unë thashë: E kanë qëlluar pas koke me çekiç ose me pinca. E kishte gropë kokën prapa. Në atë çast Iliri u drodh. Ai nuk u ndje mirë”.

Edhe nusja e shtëpisë ka dyshime të forta se vjehrri është vrarë nga bashkëshorti i motrës së saj. “Unë mendoj se ata e kanë vrarë. Ata nuk ndjeheshin mirë në varrim. Unë e konstatova këtë gjë. Pastaj fakti që gjetën të hollat në rrënjët e ullirit, celularin. Kush ja tregoi policisë. Ata i kanë treguar se ku fshihen lekët”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *